Donator: Qeveria Zvicerane – SECO (State Secretariat for Economic Affairs) në kuadër të programit SIPPO (Swiss Import Promotion Programe – Economic Cooperation for Sustainable Tourism Development)
Projekti synon:
- Bashkëpunimin ekonomik si mbështetje e turizmit të qëndrueshem si mjet zhvilimi për komunitetet lokale.
- Rritjen e bashkëpunimit ekonomik për zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm.
- Formimin i një strategjie për promovimin e turizmit të qëndrueshëm si dhe nxitjen e forcimit të këtij turizmi gjithë vjetor.
- Promovimin e Shqipërisë turistike në Zvicër si dhe nxitja e pushuesve Zvicerian për të vizituar Shqipërinë.
Nga partnerët e SIPPO është kërkuar të lidhet një Marrëveshje Bashkëpunimi me AKT-në, pavarësisht se aktualisht vijohet me zbatimin e projektit.
Projekti është aktualisht në fazën e zbatimit ku janë kryer edhe disa bashkëpunime si: Organizimi i një Workshop-i trajnues nga një ekspert komunikimi dhe marketingu të financuar nga SIPPO, me përfaqesuesit e operatoreve turistik shqiptar pjesëmarrës në panairin ITB Berlin Fair. Po ashtu bashkëpunimi vijoi gjatë ditëve të panairit ku partnerët tanë kontribuan jo vetëm me ekspertizë dhe logjistikë për promovimin e Shqipërisë Turistike, por shërbyen edhe si ndërmjetës në mundësimin e takimeve të Tour Operatorëve tanë.
Produkti i Projektit: Zhvillimi i një Strategjie për Promovimin e Turizmit të Qëndrueshëm në Shqipëri.
Asistencë në pjesëmarrjen e AKT-së në dy prej panaireve më të mëdha ndërkombëtare që janë; ITB Berlin Fair dhe WTM Londër, ku do prezantohet turizmi i qëndrueshëm në Shqipëri.
Asistencë në organizimin dhe përzgjedhjen e grupeve për dy “Udhëtime Familjarizuese” me gazetarë dhe operatorë turistik Zvicerian.