Projekti “CONSUMELESS MED” (Konsumo sa më pak në Komunitetet Turistike Mesdhetare)

Donator: Fondi Evropian për Zhvillim Rajonal dhe Fondet IPA, Në kuadër të programit Interreg MED

Pjesëmarrës në projekt janë: Agjencia e Energjisë dhe e Ujërave e Qeverisë së Maltës (Lead Partner), Qendra Euro Mediterranea për Zhvillim të Qëndrueshëm (Itali), Ambiente Italia, Malaga Urban Consortium (Spanjë), Provincia e Malagës (Spanjë), Ministria e Gozos (Maltë), Bashkia e Naxos dhe Ishujve të vogla të Cikladeve (Greqi), Rajoni Sicilian (Itali), Bashkinë e Raguzës (Itali), Bashkinë e Realmonte (Itali), Këshillin e Qytetit Velez Malaga (Spanjë), Agjencinë Kombëtare të Turizmit (Shqipëri), Fondacioni Madeca (Spanjë)

Zona e shtriries së projektit në Shqiperi – qytetit i Sarandës ku synohet mbrojtja dhe promovimi i burimeve natyrore dhe kulturore të Mesdheut. Projekti synon të rrisë qëndrueshmërinë e politikave të zhvillimit për një valorizim më efikas të burimeve natyrore dhe trashëgimisë kulturore në zonat bregdetare dhe fqinje për një turizëm bregdetar dhe detar të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm në Zonën e Mesdheut.

Vite zbatimi: 2016 – 2019

Produkti i Projektit: Projekti synon të demonstrojë efektivitetin e një modeli të turizmit të qëndrueshëm bazuar në kualifikimin e qyteteve bregdetare si vende që konsumojnë më pak energji, ujë dhe menaxhojnë mirë mbetjet dhe promovimin e kësaj veçorie përmes një fushate inovative komunikimi dhe marketingu territorial. Një nga aktivitetet kryesore të projektit është menaxhimi i Markës “CONSUME-LESS”, e cila do t’u jepet operatorëve privatë ose publikë (ofruesve të shërbimeve të turizmit) nga Komiteti i Markës.

Shpërndaje në: