
Liqenet janë një burim natyror i ujit që kanë një rëndësi të jashtëzakonshme në ekosistemin dhe jetën e njerëzve. Në Shqipëri liqenet janë thellësia e pasurisë së saj natyrore dhe kanë një ndikim të madh në jetën e komuniteteve të vendit dhe biodiversitetin vendas të faunës dhe floras që ata strehojnë
Pamjet e tyre të mrekullueshme, ujërat e pastërta dhe aktivitetet e shumta që ofrohen, përfshirë notin, peshkimin, dhe shëtitjet me anije, bëjnë që liqenet të jenë një burim i rëndësishëm turistik për vendin.

Liqeni i Ohrit
Liqeni i Ohrit ndodhet në pjesën juglindore të Shqipërisë dhe është liqeni më i thellë në gjithë Gadishullin e Ballkanit, me një thellësi maksimale prej afro 300 m. Vlera historike, por edhe flora e fauna e larmishme e kanë ndihmuar Liqenin e Ohrit të bëhet një nga vendet e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore të UNESCO-s.
Pamjet e Liqenit të Ohrit janë të mrekullueshme. Uji i kristaltë sjell reflektime magjike të maleve dhe bregut i cili i rrethuar nga pemë të vjetra. Aty ka një shumëllojshmëri të specieve ujore në liqen, ku më i famshmi është korani, një lloj peshku i njohur, shumë i veçantë dhe i shijshëm.
Liqeni i Ohrit ofron shumë mundësi për aktivitete rekreacioni. Noti në ujërat e tij të qeta është një eksperiencë e mahnitshme, përmirësuar edhe më shumë nga freskia dhe pastërtia e ujit. Peshkimi është një tjetër aktivitet i popullor për ata që janë të interesuar për të provuar shijet e kuzhinës së liqenit.
Përgjatë bregut të liqenit gjenden disa qendra turistike si Lini, Pogradeci, Driloni dhe Tushemishti, ku gjenden shumë hotele dhe bujtina që ofrojnë akomodim komod .
Ky vend është një vend i pazakontë për të shijuar një ambient të qetësisë dhe bukurisë natyrore. Liqeni i Ohrit është një vend ku mund të dashuroheni me natyrën, të eksploroni historinë, kulturën, dhe të relaksoheni në qetësinë e tij të mrekullueshme.

Liqeni i Prespës
Liqenet e Prespës janë një pasuri natyrore e rrallë në Ballkan e ndarë midis Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.
Liqeni i Prespës përbëhet nga dy ekosisteme: Prespa e Madhe dhe Prespa e Vogël. Kjo e dyta futet thellë në malin Galica të Shqipërisë dhe është liqeni më i lartë tektonik në Ballkan, me një lartësi prej 853 m.
Ky liqen është i veçantë për faunën dhe florën e pasur që strehon ku shumë prej tyre janë të rrallë dhe të endemikë në këtë zonë.Në këtë liqen ka koloni shumë të rëndësishme të shumimit të pelikanit dalmat dhe të pelikanit të bardhë. Liqenet e Ohrit dhe Prespës janë midis dy dhe katër milionë vjet të vjetër, ku kanë evoluar specie tejet unike peshqish, mes tyre edhe korani e belushka e shijshme.
Ky vend është gjithashtu i njohur për kishën e Shen Mërisë së Prespës, një trashëgimi historike dhe kulturore e cila ka shërbyer si qendër shpirtërore për prijësit shqiptarë. Mbishkrimet që gjenden në këtë kishë i përkasin periudhave të ndryshme të lidhura me historinë e këtij monumenti,ku më i hershmi në këtë kishë i përket vitit 1345.
Këto liqene janë një vlerë e veçantë e natyrës dhe trashëgimisë së Shqipërisë të cilat ofrojnë një eksperiencë të jashtëzakonshme për udhëtarët.

Liqeni i Shkodrës
Liqeni i Shkodrës ndodhet në veriperëndim të Shqipërisë, shtrihet në kufirin midis Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ky liqen është më i madh në gjithë Gadishullin e Ballkanit, me një sipërfaqe prej 370 km².
Një nga karakteristikat më të veçanta të Liqenit të Shkodrës është bukuria e tij natyrore. Pamjet e ujit të dhe bregut të pasur me gjelbërim dhe pyje janë një frymëzim për çdo vizitor. Në distancë, majat e maleve dhe kodrat të rrethojnë liqenin, duke e bërë atë një vend të mrekullueshëm për shëtitje, ecje në natyrë dhe eksplorime.
Liqeni është relativisht i cekët dhe ushqehet nga shumë lumenj dhe nga burime të ndryshme, çka e bën mjaft të larmishme jetën e tij ujore duke përfshirë krapin, ngjalën dhe shtojzën etj. Shumë prej tyre janë të rrallë dhe të endemikë në këtë rajon, duke e bërë këtë vend të një destinacioni tërheqës për natyralistët. Gjithashtu, mund të eksploroni ishullin e Liqenit të Shkodrës, i cili është shtëpi për shumë zogj të ndryshëm dhe një vend i pazakontë për të shijuar natyrën dhe paqen e liqenit.
Ne liqenin e Shkodres gjenden fshatra të qeta dhe tradicionale që ruajnë tipare historik dhe kulturor. Qendrat kryesore turistike janë Shiroka dhe Zogaj, me hotele dhe restorante të shumta.
Liqeni i Shkodrës është një pasuri e çmuar për Shqipërinë, një vend i magjishëm për të shijuar bukurinë natyrore dhe për të eksploruar trashëgiminë dhe kulturën e vendit.
Mbrojtja dhe kujdesi për liqenet në Shqipëri është një detyrë e përbashkët për të gjithë qytetarët dhe udhëtarët. Duke mbrojtur këto burime të çmuara natyrore, ne sigurojmë që ata do të jenë të disponueshëm edhe për brezat e ardhshëm dhe do të vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në jetën dhe zhvillimin e vendit.