Ekoturizmi, projekt rajonal kushtuar biodiversitetit dhe mbrojtjes së balenave e delfinëve

Projekti i ri rajonal në bashkëpunim me Interreg IPA CBC Itali -Shqipëri – Mali i Zi i kushtohet “Biodiversiteti dhe Strategjisë së Turizmit për Mbrojtjen e Balenave dhe Delfinëve – BioTourS”.

Ky projekt synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi ekoturizmin në detin Adriatik dhe detin Jon nëpërmjet shpërndarjes së njohurive shkencore mbi ruajtjen e balenave dhe delfinëve.

Në kuadër të këtij projekti, Agjencia Kombëtare e Turizmit do të organizojë Kampin Rinor “ Kërkues për një ditë”, të fokusuar në aktivitetet kërkimore detare për ruajtjen e balenave dhe delfinëve. Këto aktivitete ndërthurin vëzhgimin në det të habitatit të delfinëve dhe një workshop, i cili do të mbahet nga skuadra e partnerit kryesor të projektit, i specializuar në këtë fushë, Jonian Dolphin Conservation dhe ekspertë të tjerë të fushës së biologjisë detare.

 

Shpërndaje në: