Misioni

Misioni

Agjencia Kombëtare e Turizmit ushtron veprimtarinë e saj në mbështetje dhe në zbatim të Kushtetutës, të ligjit nr.93/ 2015, “Për turizmin”, VKM nr. 298, datë 20.04.2016 dhe akteve të tjera ligjore e nënligjore në fuqi. Agjencia Kombëtare e Turizmit, më tej “AKT”, është ent publik me statusin e personit juridik, publik, buxhetor, funksionon si institucion në varësi të ministrit përgjegjës për turizmin”.

AKT-ja ka selinë në Tiranë. AKT-ja ka vulën e vet në formë rrethore ku përcaktohet emërtesa ligjore e institucionit: “Republika e Shqipërisë” të Ministrisë përgjegjëse për turizmin si dhe “Agjencia Kombëtare e Turizmit”.

Agjencia Kombëtare e Turizmit ka këto funksione dhe kompetenca:

  1. Zbaton politikat e marketingut në fushën e turizmit, duke promovuar turizmin shqiptar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, për krijimin e imazhit të Shqipërisë si destinacion turistik në tregun ndërkombëtar.
  2. Ofron informacion për vizitorët, udhëtarët dhe turistët, për shërbimet turistike që ofrohen, për produktet dhe destinacionet turistike, për veprimtari e të dhëna të tjera të dobishme.
  3. Promovon produktin dhe destinacionet turistike brenda e jashtë vendit, duke bashkëpunuar me zyrat rajonale të turizmit, pushtetin vendor dhe organizma të tjerë që operojnë në fushën e turizmit.
  4. Promovon investimet në zonat me prioritet zhvillimin e turizmit, duke bashkëpunuar me institucionet e tjera publike të nxitjes së investimeve në vend.
  5. Inicion dhe nxit projekte për turizmin, sipas fushës së vet të veprimtarisë, duke marrë miratimin paraprak të ministrisë përgjegjëse për turizmin.
  6. Propozon dhe harton materialet me karakter promocional, në përputhje me tendencat e tregut turistik, dhe realizon prodhimin e tyre.
  7. Zbaton strategjinë kombëtare të zhvillimit të turizmit dhe strategjinë kombëtare të marketingut për sektorin e turizmit.
  8. I propozon ministrit përgjegjës për turizmin ndryshimin e akteve ligjore e nënligjore në fushën e turizmit, duke argumentuar arsyet që lidhen me këto propozime.
  9. Monitoron, përmirëson dhe përditëson faqen zyrtare të promocionit të turizmit shqiptar.
  10. Mbledh të ardhurat që realizohen nga marrëveshjet e qirasë, për sipërfaqet e dhëna në përdorim për zhvillimin e turizmit, dhe bën derdhjen e tyre në përputhje me parashikimet e legjislacionit në fuqi.
  11. Kontrollon zbatimin dhe plotësimin e kritereve për marrëveshjet ekzistuese të qirasë dhe për marrëveshjet e zhvillimit, të lidhura me subjektet “person i stimuluar”.
Shperndaje: