
Mrizi i Zanave
“Mrizi i Zanave” është një parajsë e vogël e gjendur në fshatin Fishtë të Zadrimës. Aty mund të gjeni ajrin e pastër, natyrën e harlisur, peisazhe përallore dhe disa nga ushqimet më të mira që do shijoni ndonjëherë.
Agroturizmi “Mrizi i Zanave”, çeli dyert në Shkurt 2011 nga ëndrra e dëlirë e familjes Prenga për një sipërmarrje që do i kalonte kufijtë e përfitimit vetjak në vendin e origjinës së tyre.
Mrizi ishte ndër të parët restorante në Shqipëri që promovoi dhe mbështeti tërësisht kuzhinën e tij në produktet lokale të zonës. Nën udhëheqjen e motos “prodhime lokale, ushqime globale” nisi rrugëtimin një nga restorantet më të mirnjohura sot të trevave shqiptare. Filloi vetëm si restorant,për tu zgjeruar më pas gradualisht dhe në aktivitete të tjera si bujtinë, prodhim-përpunim produktesh bujqësore dhe blegtorale, kantinë vere dhe distileri.
Sot “Mrizi” bashkëpunon me shumë familje fermere të zonës dhe numëron reth 70 persona në mardhënie pune.
Është ky kombinim i traditës dhe modernes, vëmendja ndaj detajeve dhe përvoja unike që e bën Mrizin e Zanave një vend që mirëpret këdo që kërkon një vend të mahnitshëm me ushqim plot shije dhe kulturë shërbimi cilësor.
Për më tepër vizitoni :
Uka Farm
Zbuloni sharmin e natyrës në UKA Farm, ku ritmi i jetës rurale harmonizohet me bukurinë e fshatit shqiptar. E vendosur në mes të kodrave dhe gjelbërimit, UKA Farm ofron një arratisje të qetë nga ngutja dhe nxitimi i botës moderne.
Uka Farm është një fermë bujqësore polikulturale me produkte biologjike, pa spërkatje me pesticide. Në të ndodhet një kantinë vere, ku prodhohet verë autoktone shqiptare nga kultivarë rrushi të zonës dhe restoranti, ku shërbehen produktet e fermës me konceptin “nga ferma në tavolinë”
Uka Farm është kthyer tashmë në një atraksion turistik më vete, ku gjithë hapësira e fermës ofron bukuri natyrore dhe plantacione vreshti, nga ku vizitorët mund të shijojnë natyrën dhe të shohin nga afër vreshtat
UKA Farm nuk është thjesht një vend; është një përvojë. Pavarësisht nëse jeni duke shëtitur nëpër pemishte, duke shijuar prodhime të freskëta të fermës ose thjesht duke u çlodhur në qetësinë që do e gjeni në çdo hap.
Angazhimi i fermës për bujqësi të qëndrueshme dhe përkushtimi i saj për ruajtjen e traditave lokale reflektohen në çdo aspekt. Nga frutat dhe perimet e tyre të rritura në vend deri tek mikpritja e tyre e përzemërt, UKA Farm ofron një shije të jetesës autentike shqiptare në fshat.
Përqafoni bukurinë e natyrës, shijoni shijet e traditës dhe krijoni kujtime që zgjasin, vetëm në UKA Farm.
Për më tepër vizitoni :

Agroturizëm Gjepali
“‘Agroturizëm Gjepali’ ofron një përvoje të magjishme, në qetësinë e suazes së një fshati piktoresk të zonës së Shijakut. Vendodhja nuk ështe zgjedhur rastësisht, pasi vendi ku ngrihet ferma është edhe origjina e vetë themeluesit, shefit të mirenjohur Fundim Gjepali.
Në ‘Agroturizëm Gjepali’ ju presin pjata të kuruara me shije tradicionale të risjella me elegance në nië formë moderne. Menuja tradicionale bazohet nga prodhimet e kulturave bujqësore të zonës që i përshtatet stinës në të cilën do të zgjidhni që të vizitoni fermën. Kjo qasje e bashkëpunimit të ngushtë me fermerët e zonës siguron që gjithçka që ofrohet në pjatën tuaj të ketë udhëtuar më pak se 10 km
Kushtet e akomodimit i afrohen me së shumti standarteve të zonës së Toskanës, duke ju ofruar arratisjen perfekte nga jeta urbane vetëm pak kilometra larg kryegytetit.
Prej akreditimin ne vitin 2018 si agroturizem Agroturizem Gjepali në pak muaj është kthyer në njëdestinacion të turizmit rural. Mos nguroni të përjetoni natyrën kombinuar me shijen mbresëlënse së Agro Gjepali.
Për më tepër vizitoni :

Kantina Enol
Pranë Kalasë së Prezës, në një nga kodrat më diellore të zonës, Enol lindi fillmisht nga dashuria për vreshtarinë.
Ne vitin 2007, pas gjashtë vitesh pjellorie, pranë të njëjtit vresht u krijua edhe Kantina Enol. Vendi i perëndimeve marramendëse të cilat shijohen vetëm me verë të kuruar dhe me ushqimet bio të zonës. Kantina Enol reflekton traditë të gjatë shërbimi dhe përkujdesi e cila shërben në tavolinën tuaj diellin e Prezës të derdhur në një gotë verë dhe të gjitha aromat dhe produktet e zonës të kombinuara në pjata plot shije. Kantina prodhon rreth 10,000 shishe në vit, kryesisht përzierje të verës së shtëpisë: kabërnet, sangiovese dhe merlot, por edhe trebbiano.
Për të eksploruar rrethinat në një udhëtim të vogël me këmbë, vizitoni rezervuarin aty pranë. Për më tepër, nëse vizitoni në fillim të shtatorit gjatë vjeljes mund të merrni pjesë në festivalin e verës gjatë të cilit vizitorët mund të zgjedhin rrush dhe ta shtypin me këmbë, sipas mënyrës tradicionale.
Struktura e saj moderne, e cila rikujton traditën e gjatë të mikëprijtes, ofron akomodim të rehatshëm në dhoma dhe ambiente që do t’ju bëjnë të ndiheni si në shtëpinë e pushimit që keni ëndërruar.
Për më tepër vizitoni :

Agroturizëm Alpeta
Zbuloni Agroturizëm Alpeta i vendosur nën malin madhështor të Tomorrit në zemër të fshatit Roshnik .
Alpeta është një perlë e vërtetë në pronësi të familjes, që përfshin një punishte vere familjare, bujtinë komode dhe një restorant të shtuar së fundmi. Udhëtimi nisi si një sipërmarrje e vogël e një familjari, agronom. Duke u mbështetur në ekspertizën e tij, ai mbolli hardhinë e parë në vitin 1992, duke prodhuar vjeljen inauguruese në vitin 1994. Verari Alpeta ka bërë një rrugë të gjatë ku në vitin 2018, ata përpunuan rreth 50,000 shishe verë, duke fituar një reputacion të fortë dhe duke furnizuar produktet e tyre në restorante të shumta në Tiranë dhe rajonet jugore.
Vreshtat e mëdha prej 5,5 hektarësh të Alpetës përmbajnë varietete të ndryshme rrushi, duke përfshirë vendlindjen shqiptare të Sheshit të Zi, Cabernetit, Merlotit dhe Muscatit të njohura ndërkombëtarisht.
Kalimi nga një punishte e thjeshtë vere në një destinacion agroturizmi evoluoi natyrshëm pasi turistët që shijonin verërat e tyre në Berat donin të eksploronin kantinën. Kërkesa u rrit me shpejtësi dhe familja e shndërroi shtëpinë e tyre në dhoma pritjeje për vizitorët.
Qëndrimi në bujtinë familjare sot ofron përvojën e plotë të një pushimi në fshat. Kopshti i bën thirrje vizitorëve të pushojnë nën hijen e një peme gjigante arre, e rrethuar nga kodra të gjelbëruara.
Zonat përreth ofrojnë mundësi për shëtitje në pyllin e Lepijës, eksplorimin e kanionit të Dukës, vizitën e Ujëvarës së Sotirës ose për alpinistë me përvojë, duke pushtuar majën Partizani në malit e Tomorrit .
Edhe pa ndonjë aktivitet shtesë, thjesht shijimi i hijeshisë së bujtinës dhe shëtitja nëpër kopshtin e familjes ju bën të ndiheni sikur jeni në një parajsë të qetë, të shkëputur nga pjesa tjetër e botës.Shikimi i perëndimit të diellit mbi fshat dhe nuancat e kuqe në malin e Tomorrit krijon një atmosferë vërtet magjike, duke ju bërë të dëshironi të ktheheni përsëri dhe përsëri.
Për më tepër vizitoni :

Agroturizëm Huqi
I ngritur buzë një liqeni, i rrethuar nga kodrat pjellore të fshatit Radë, i themeluar ne vitin 2007, Agroturizëm Huqi ka ndryshuar peisazhin që e rethon, duke mbjellë te gjitha llojet e pemëve që kultivohen në Shqipëri, duke rivitalizuar një liqen të tërë dhe duke i ofruar të apasionuarve pas natyrës një oaz shlodhjeje tërësisht unik.
Mbi 80% e produkteve që ofrohen kanë origjinë bio, mblidhen dhe kultivohen në tokat përreth dhe shërbehen në pjata të gatuara sipas shijeve tradicionale.
Agroturizëm Huqi është vendi i relaksit buzë liqenit dhe në dhoma të rehatshme, por edhe vendi ku mund të peshkosh, të shetisësh me varka, të luash në natyrë me të vegjlit e tu apo të shijosh një piknik me miqte që e duan natyrën.
Vizitorët që udhëtojnë me furgona kampingu ose me buxhet te vogël mund të shfrytëzojnë kampin dhe parkun e makinave i cili është i pajisur me priza elektrike që ju vijnë në ndihmë
Nëqoftëse keni ëndërruar të kaloni një natë të qetë larg zhurmës dhe monotonisë së përditshme atehere jeni në vendin e duhur.
Për më tepër vizitoni :

Bujtina Dini
Bujtina e Kol Markut “Bujtina Dini” dhe familjes së tij ndodhet rreth 5 kilometra larg Rubikut, në rrethin e Mirditës, e pozicionuar në një luginë të vogël që karakterizohet nga gjelbërimi i harlisur dhe qetësia.
Bujtina Dini pasqyron traditën e gjatë të mikpritjes së zonës së Rubikut. E vendosur në fshatin piktoresk Katundi i Vjetër, Bujtina Dini shërben pjata tradionionale të shijshme me bazë produktet e vetë fshatit dhe të gatuara me shumë kujdes.
Ajëri i pastër i pyllit pranë, aromat e ushqimeve të ngrohta dhe shërbimi i dedikuar, janë elementet që në Bujtinën Dini krijojnë atmosferë relaksuese që ne të gjithë kemi nevojë pas një jave të gjatë.
Menaxheri i këtij vendi frymëzues beson se “ne nuk mund të ecim përpara pa njohur rrënjet tona”. Kur të vizitoni këtë bujtinë, do ta kuptoni se ai ka të drejtë.
Për më tepër vizitoni :

Bujtina Tomadhe
Vetëm 40 kilometra në lindje të Tiranës, ndodhet një destinacion magjepsës që me siguri ia vlen të vizitohet dhe shijohet nga kushdo qe jeton në kryeqytet dhe jo vetëm. Pas malit të Dajtit, në fshatin Shëngjergj, gjendet Bujtina Tomadhe, një vilë me një përzierje të arkitekturës klasike dhe moderne me një pamje thjesht mbresëlënëse. Sipërfaqja totale e vilës prej 600 m2 e cila përfshin një pishinë, kënd lojërash për fëmijet, vend për barbekju si edhe oxhak te jashtëm.
Ambienti brenda përmban në ngrohtësinë e tij nië dhomë ndenjëje ëmbëlake me nje oxhak modern në qënder të saj, 7 dhoma fjetjeje ku mund të rehatohen mbi 14 persona, 4 tualete, si edhe kuzhinën e shërbimit e cila gjendet në katin e nëndheshëm të godinës. Zona përveç ushqimeve të freskëta është githashtu e pasur me ajer të pastër dhe burime të shumta ujoresi ujëvara dhe liqene.
Bujtina ka edhe dy biçikleta malore, të cilat mund të merren me qera për një udhëtim të këshilluar drejt pamjeve spektakolare të ujëvarës se Shëngjergjit.
Bujtina Tomadhe është padyshim një vend mahnitës, në një mjedis shumë piktoresk dhe rural, e menaxhuar nga menaxherë të kujdesshëm, miqësorë dhe shumë mikëpritës.
Për më tepër vizitoni :

Bujtina Xhebro
Pasi kalon Tepelenën, në fshatin Rexhin pranë malit të Kendrevicës, diku në kufijtë e rastësisë, gjendet një copëz toke e bekuar. Rruga për në bujtinë përshkruan një nga peizazhet më spektakolare të Shqipërisë së Jugut, e karakterizuar nga një seri kanionesh të thella, dramatike dhe shkëmbinj të thepisur.
Ndodhemi ne Bujtinën “‘Hader Xhebro’, një vendodhje përrallore e rrethuar nga natyra pyjore e paprekur ku agroturizmi përshfaq një ndër versionet e tij më të mirë. Bujtina ofron akomodim të rehatshëm dhe të ngrohtë, në ajrin e pastër të malit 2122 m mbi nivelin e detit. Gjatë dimrit mund të bësh edhe ski. Gjate stinëve të tjera mund të bësh piknik në rezervuarin e Nivices, ecje nëpër pamjet mbresëlënëse të kanioneve, apo te shëtisësh ne pyllin me bredha të Llufës.
Pamjet piktoreske dhe atmosfera komode ofron rehati te jashtëzakonshme për dite dhe netë të mrekullueshme. Ushqimi ështe i shkelëqyeshëm. Pjesa më e madhe e produkteve prodhohen në fermë dhe pjatat vinë të gatuara me menyrën tradicionale të pjekjes në saç. Ngrënia jashtë në natyrë është e mundur dhe ambienti në përgjithësi është gjithashtu i pershtatshëm edhe për të vegjelit. Bujtina ‘Xhebro’ ofron një përvojë që duhet përjetuar dhe shijuar!
Për më tepër vizitoni :

Kodra e Kuajve
“Kodra e Kuajve” është një kompleks unik në një pamje mbresëlënëse e ngritur në kodrën e Shkallnurit në Durrës. Përveç akomodimit cilësor dhe ushqimit të shijshëm, kompleksi ju ofron relaksim pranë pishinës si edhe trajtimet e ndryshme në SPA.
Por nuk mbaron me kaq, pasi në “Kodrën e Kuajve” do mund të shijoni një eksperiencë të paharrueshme hipizmi në pistën e kompleksit që zotëron plot 15 kuaj, ku midis tyre ka edhe një poni për kalorësit e vegjël të cilët shoqerohen gjatë gjithë xhiros nga instruktorë, ekspert në fushën e hipizmit.
Restoranti, i ndodhur në katin e parë, ofron pjatat më të mira të traditës shqiptare të prodhuara nga ferma të lokalizuara pranë kompleksit që shijohen më së miri me pamjen panoramike, krahas pranisë së gjelbërimit natyror dhe elegancës së hipizmit.
Si e tillë, Kodra e Kuajve është e destinuar të vazhdojë të jetë një destinacion i pëlqyer për vizitorët e të gjitha moshave dhe interesave.
Për më tepër vizitoni :

Kantina Nurellari
“Kantina Nurellari” është themeluar në vitin 1995 nga familja Nurellari. Kantina ndodhet 10 km larg nga Berati, në një peisazh përrallor të fshatit Peshtan dhe ofron një sërë atraksionesh verërash të prodhuara nga shtëpia, ushqime të shijshme të gatuara dhe servirura me përkujdesje, shëtitje të orientuara nëpër vreshta, si edhe akomodim luksoz e të rehatshëm.
Kantina dhe facilitet e tjera të hotelerisë janë një ndërthurje e stilit klasik dhe artit të prodhimit të verës. Nëse dëshironi të beheni pjesë e procesit të bërjes së verës ashtu siç ndodh, vizitoni Kantinën Nurellari në mes të gushtit ose në fillim të shtatorit, kur është vjelur rrushi.
Kantina Nurellari prodhon rreth 30,000 shishe verë në vit ku varietetet e përdorura në kantinë përfshijnë disa lloje rrushi të njohur ndërkombëtarisht si montepulciano, merlot dhe kabërnet sauvignon, si dhe katër lloje rrushi vendas.
Duke ofruar kështu një eksperiencë unike në një ambjent të ngrohtë dhe mikpritës. Vizitorët garantohen se do impresionohen nga detajet e vogla gjatë çdo momenti të qëndrimit të tyre.
Për më tepër vizitoni :

Shkreli Resort
Në parkun kombëtar të Qafshtamës, vetëm 50 km larg Tiranës, shtrihet një hapësirë prej 2 hektarësh në lartësinë 1300 m mbi nivelin e detit. Shkreli Resort Qafshtamë karakterizohet nga ajri i pastër i caktuar me 98% oksigjen si dhe burim uji tejet i pasur në vlera ushqyese.
‘Shkreli Resort’ nga ana tjetër, si kompleks ka përmirësuar dhe zhvilluar shërbimet e tij duke u kthyer në një nga vendet më ideale për qetësi dhe turizëm malor fare pranë Tiranës. Zona është e përkryer për adhuruesit e natyrës të interesuar për faunën lokale të cilët do të habiten kur të mësojnë se pyjet e parkut kombëtar ofrojnë habitat për arinjtë kafë, dhelprat, ujqërit dhe speciet e ndryshme të zogjve. Stafi i resortit mund të organizojë ture me biçikleta malore dhe fuoristradë ndërsa në dimër vizitorët mund të luajnë me topa të vërtetë prej bore, mes bardhësisë së dimrit. Fushat dhe rrjetat për volejboll dhe futboll janë në dispozicion për grupe miqsh që kërkojnë aktivitete të tilla.
Niveli i akomodimit stimulon një qëndrim tejet të rehatshëm dhe ushqimi plot shije. ‘Shkreli Resort’ është vendi me natyrën e mrekullueshme të gërshetuar me një akomodim dhe shërbim cilësor. Arratisja perfekte për nië fundjavë të magjepsur vetëm shume pak kilometra larg kryeqytetit është një vendndodhje e bekuar e pakrahësueshme, duke iu ofruar vizitorëve një oaz malor të rrethuar me gjelbërim dhe plot jetë.
Për më tepër vizitoni :

Farma Sotira
E gjendur 15 kilometra larg qytetit të Leskovikut ndodhet “Farma Sotir”, një vendodhje mahnitëse në mes të maleve,pyjeve dhe përrenjve midis Leskovikut dhe Ersekës.
Ferma mbulohet krejtësisht nga natyra dhe gjelbërimi i paprekur.Imagjinoni një vend me një lëndinë të bukur të rrethuar nga male të banuara nga shumllojshmëri kafshësh, ku një përrua rrjedh nëpër shkëmbinj dhe do te kuptoni se gjendeni në Farma Sotira.
Gjatë ecjes në shtigjet e pyllit sheh rrezet e diellit që duken si perde të magjishme ndërkohe që në ujin e kristaltë arrin të shohësh peshqit që notojnë nëper përrua të pabezdisur.Gjithashtu nëpër pronë sheh kafshë që lëvizin lirshëm të cilat i kënaqin vizitorët e rinj, të ngazëllyer teksa i ushqejnë ato.
Malet përreth janë të mrekullueshme për t’u eksploruar me këmbë, biçikletë malore ose me kalë. Kuajt e fermës mund të përdoren për shëtitje me kale, ku raca relativisht e vogël është ideale për terrenin malor, përfshirë përrenjtë, shtigjet e ngushta pyjore dhe shpatet me bar.
Në “Farma Sotira” mund të shijosh ushqime bio-natyrale të gatuara në mënyre tradicionale, si saç zgare qymyri, të cilat mund t’i shoqërosh me verën e shtëpise apo me një gotë të mirë rakie. Kuzhinierë kureshtarë amatorë ftohen të marrin pjesë në një orë gatimi dhe të përgatisin ushqimin e tyre duke përdorur furrën me tulla dhe skarën në natyrë.
Për një pushim të mirë gjatë natës, ekzistojnë mundësi të ndryshme akomodimi, me çmime të ndryshme dhe nivele të ndryshme rehatie për t’ju përshtatur nevojave tuaja. Ka një vend kampingu të madh për deri në 30 makina kampingu, i cili është i njohur për turistët e huaj që udhëtojnë me automjetet e tyre. Të gjitha dhomat ofrojnë akomodim të ngrohtë e të rehatshëm midis kopshteve të harlisura dhe zhurmës së natyrës
“Farma Sotira” ëështe vendi ku do të gjeni paqen tuaj të brendshme në zemër të natyres dhe larg stresit të jetës urbane.
Për më tepër vizitoni :

Nari Lundra
Restoranti Nari Lundra, pronë e z. Ardian Tufa, njohur edhe si Nari nga miqtë dhe klientët e tij, është një pikë e veçantë vetëm 20 minuta larg Tiranës me makinë. E vendosur pas qendrës tregtare TEG dhe një vargu vilash, ajo ofron një ndryshim të menjëhershëm nga ambienti urban në një zonë të qetë rurale. Një kështjellë e vogël ikonike në majë të një ndërtese të madhe 4-katëshe do të ju bëjë të njiheni me Nari Lundra.
Me një histori të pasur prej më shumë se 25 vitesh, Nari Lundra është një restorant i njohur për atmosferën e tij familjare. Klientët e përhershëm, të cilët janë rritur duke kaluar fundjavat këtu, vijnë sërish, shpeshherë me fëmijët e tyre. Restoranti ofron një hapësirë të gjerë plot jetë dhe dritë që përmban 130 tryeza, së bashku me një oborr të bukur.
Menuja ofron një gamë të gjërë të pjatave tradicionale dhe ndërkombëtare. Ushqimi i ofruar është i freskët dhe i prodhuar në fermën e tyre, duke përfshirë vaj ulliri, produkte të bulmetit, mishin dhe perimet.
Në afërsi të fermës, vreshtat e familjes Tufa prodhojnë shumicën e rrushit që përdoret nga kantina e tyre. Ullishtat e tyre të mëdha prodhojnë vaj ulliri të cilin e përdorin në gatim. Në afërsi, një fermë e papritur që nuk është e dukshme për klientët e restorantit ka dhjetëra dhoma të mobiluara me pamje nga kodrat e fshatit, të gatshme për të pritur mysafirë.
Nari Lundra ofron jo vetëm një eksperiencë kulinarisht të pasur, por edhe një ambient të veçantë dhe të qetë për të shijuar një darkë të mrekullueshme.
Për më tepër vizitoni :

Agroturizëm Nëna Dashuri
Agroturizmit Nëna Dashuri, një perlë e fshehur në zemër të Peshkopisë është një vendstrehim mikpritës në më pak se 10 minuta me makinë nga qendra e Peshkopisë.
I vendosur jashtë qytetit të Peshkopisë, agoturizmi Nëna Dashuri është një parajsë për traditat autentike rurale. Agroturizmi Nëna Dashuri krenohet me një fasadë të zbardhur me ballkone druri dhe një strukturë guri në katin përdhes, ku filloi edhe biznesi familjar.
Brenda hapësirës komode të restorantit, të stolisur me artikuj të ndryshëm etnografikë, do të gjeni një tavolinë të ulët tradicionale të stilit osman pranë oxhakut ku çdo vakt lë një përshtypje të veçantë.
Për rëndësinë e prodhimit të Jufkave dhe aromën e ëmbël të bukës së sapopjekur që buron nga kuzhina e katit përdhes, një tabelë prej druri mbi hyrjen e ndërtesës shkruan “Bujtina e Jufkave”. Rreth fermës, ka shumë për të eksploruar. Vizitorët e interesuar janë të mirëpritur të shohin ambientet e përpunimit, ku familja prodhon rreth 200 kilogramë jufka në ditë.
Në zonë ka shumë shtigje, të përshtatshme, të cilat gjenden brenda një distance të shkurtër me hotelin, duke përfshirë shëtitje të shkurtra në shpellën dhe ujëvarën e Sopanikës. Për alpinistët më me përvojë, Peshkopia është një pikë e shkëlqyer hyrëse për të ecur në shtigjet e maleve të larta, ose për të bërë një udhëtim treditor në majën e malit Korab, malin më të lartë të Shqipërisë.
Teksa kaloni në Peshkopi mos nguroni të zbuloni kënaqësitë kulinare në Agroturizmin Nëna Dashuri.
Për më tepër vizitoni :

Kantina Arbëri
Zbuloni historinë e jashtëzakonshme të Kantinës Arbëri, ku prodhimi i verës është një art i rrënjosur në traditë. E themeluar në vitin 2003, kjo kantinë është e njohur për kultivimin e varietetit autokton shqiptar të rrushit, Kallmet, në vreshtat e Bukmirës të cilat ofrojnë një buqetë me aroma të këndshme dhe të ëmbla, duke mishëruar thelbin e verës shqiptare.
Kantina Arbëri është një dëshmi e vlerës së traditës. Ajo që filloi si një përpjekje modeste familjare për të prodhuar një sasi të vogël vere për përdorim lokal, është shndërruar në një nga kantinat më të njohura të Shqipërisë. Sot, vera e tyre është e stolisur me vlerësime të shumta ndërkombëtare. Duke shijuar vlerësimin ndërkombëtar, Kantina Arbëri aktualisht prodhon 120,000 shishe verë në vit ku rreth 15% e verës së tyre eksportohet në Gjermani, Zvicër, Danimarkë, SHBA, Hong Kong dhe Macau.
Zgjerimi i kantinës përfshin ndërtimin e një godine të re për procesin e fermentimit, një restoranti dhe një bujtinë. Duke marrë frymëzim arkitekturor nga kullat tradicionale të fortifikuara me mure të trasha guri që dikur ofronin siguri dhe mbrojtje për banorët e Shqipërisë veriore sot bujtina e re pasqyron një prekje elementesh moderne ku tekonologjia është integruar në dizajn.
Për të mësuar më shumë rreth procesit të prodhimit, vizitorët mund të marrin pjesë në një përvojë të degustimit të verës në bodrumet e harkuar.
Të shijosh verërat e Arbërit do të thotë të ndjekësh gjurmët e figurave të shumta të shquara, duke përfshirë politikanë, diplomatë, madje edhe Papa Françesku, i cili bëri një vizitë në Shqipëri në vitin 2014 dhe mori dhuratë një shishe verë Kantina Arbëri.
Për më tepër vizitoni :

Taverna Xhufka
Zbuloni fshatin idilik të qarkut të Korçës me një vizitë në Taverna Xhufka, ku mund të zhyteni në ajrin e pastër rrëzë maleve të Moravës, të vendosur brenda Parkut Kombëtar të Drenovës. Kjo strehë e qetë është një sekret i mbajtur mirë, veçanërisht gjatë verës përvëluese. I vendosur në një lartësi mbi 1000 metra, Taverna Xhufka ofron një klimë të freskët, duke ofruar sfondin e përsosur për të shijuar një vakt të këndshëm nën hijen e një peme me të dashurit tuaj.
Me të mbërritur në fund të rrugës së shtruar me gurë, do të vini re mungesën e portave të mëdha hyrëse ose tabelave të imponuara që shënojnë kufijtë e pronave. Ndërsa dilni nga automjeti juaj në zonën e parkimit, do të përshkoni shtegun e shtruar me gurë, duke ju çuar nëpër livadh në një nga tavolinat prej druri.
Teksa do te ndiheni si në një piknik në natyrë, në vend që të sillni ushqimet tuaja, restoranti i Taverna Xhufka të thërret me një sërë pjatash tradicionale , duke festuar trashëgiminë e kuzhinës së rajonit.
Për më tepër përveç shijes tradicionale së zonës, familja prodhon konservat dhe mjaltin e saj, të kultivuar nga koshere bletësh të vendosura në mënyrë diskrete pranë banesës së tyre.
Në këtë cep magjepsës të qarkut të Korçës, Taverna Xhufka ofron një eksperiencë të paharrueshme ku natyra, tradita dhe kulinaria shkrihen në harmoni me njëra tjetrën, duke e bërë çdo vizitë një udhëtim të paharrueshëm.

Kështjella
Në fshatin Poshnjë të Beratit, para 25 vitesh nisi rrugëtimin e saj një fermë bujqësore me synimin se një ditë prodhimet e saj do të ofroheshin direkt nga ferma në tavolinë. Pas pak kohësh, u hap restoranti dhe hoteli duke shënuar kështu themelimin e kompleksit agroturistik “Gramozi”
Sot, në kompleksin “Gramozi” mund të gjesh një sërë aktivitetesh të kuruara me kujdes duke filluar që nga ngrënia dhe akomodimi,për të vazhduar me notin në pishinë, guidat turistike nëper serën bujqësore,nëpër fermë si edhe në kantinën e verës dhe të rakisë.
Në Agroturizmin “Gramozi” me cilësinë nuk behet kompromis ku do të keni mundësine të shijoni menunë tradicionale të mbushur plot shije të restorantit, veren dhe rakinë unike të kantinës së shtëpise.
Kushdo duhet të ndihet mëse i mirëpritur të vizitojë këtë destinacion mikpritës dhe mjediset e tij mbresëlënëse.