Tri ditë verë dhe histori në Beratin Magjik

Qyteti magjik i Beratit bëhet gati për një përvojë të paharrueshme festive me festivalin e “Wine and Stories of Berat” (Verë dhe histori në Berat).

I njohur për prodhimin e verërave në Shqipëri, Berati mikpret në datat 13, 14, 15 tetor, plot aktivitete, muzikë, histori dhe verë në tri ditët e festivalit.

Ky aktivitet, i cili ka si qëllim promovimin e qytetit dhe trashëgimisë së pasur të Beratit, nëpërmjet aktiviteteve kulturore, organizohet me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit nëpërmjet programit PIUTD dhe në partneritet me Bashkinë e Beratit.

 

Shpërndaje në: