Oda dibrane, dy ditë me emocionet e Folklorit Popullor mbarëkombëtar

Pjesë të folklorit shqiptar, të humorit dhe lojërave popullore, ritet dhe alegoritë vijnë përmes Festivalit Folklorik “Oda Dibrane”, e cila mbërrin në edicionin e 29 të saj.

Të premten më 13 tetor në Dibër dhe të shtunën më 14 tetor në Peshkopi, ky festival do të jetë arena festive, ku do të shpalosin traditat folklorike shqiptare artistët e e trevave shqipfolëse nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës.

Bëhuni pjesë e atmosferës folklorike shqiptare! Oda Dibrane është pjesë e Kalendarit Kombëtar të Eventeve të Turizmit Kulturor dhe Aplikacionit TEA.

Shpërndaje në: