Kala Festival, arrati në parajsën e Dhërmiut

Dhërmiu, një nga fshatrat më të bukur të Rivierës shqiptare është gati për një aventurë festive të paharrueshme, “Kala Festival”, që mbahet më 31 maj – 6 qershor.

Arratisuni në bregdetin mahnitës të Shqipërisë dhe përjetoni magjinë e Festivalit Kala, në qytetin e Himarës, në plazhet e saj të virgjëra ku madhështia e maleve shërben si sfond për momente të papërsëritshme. Në Kala Festival mund të bëni joga, meditim, sporte ujore e hiking nëpër shtigjet e natyrën frymëmbajtëse të Dhërmiut.

Ritmi i muzikës së bukur do të mbushë ditët e netët tuaja, pasi artistë të talentuar nga vendi e bota do të bëhen bashkë për të krijuar një atmosferë të paharrueshme, nën qiellin e Dhërmiut.

Atje mund të vallëzoni nën yje, të rrethuar nga të dashurit tuaj të zemrës dhe të bashkoheni me miq e njerëz të bukur për më shumë diell vere dhe hare.

Festivali Kala nuk është vetëm një festival muzike; ai është një festë e kulturës, diversitetit dhe frymës së bashkimit, ngrohtësisë dhe mikpritjes së popullit shqiptar.

Dhërmiu ju pret krahëhapur! Zbuloni sekretet e tij të jashtëzakonshme, ku historia, tradita dhe moderniteti bashkëjetojnë në mënyrë harmonike.

Kala festival me mijëra vizitorë nga Mbretëria e Bashkuar dhe vende të tjera të Europës është një manifestim i përkryer për promovimin e Shqipërisë turistike.

Shpërndaje në: