“Vlora Triathlon” – magjia e trigarëshit sportiv zbret buzë Jonit

TEA – Kalendari Digjital i Eventeve të Turizmit këtë fundjavë udhëton drejt Vlorës, qytetit Europian të Sportit ku për herë të parë në datën 11 Maj do të zhvillohet Vlora Triathlon.

Një aktivitet, i cili do të bëjë bashkë sportdashës nga i gjithë vendi dhe jo vetëm për të garuar në tri disiplina: Not, Biçikletë dhe Vrap .

Shënoni datën në kalendarin tuaj për të përjetuar emocionet e sportit, ndërsa shijoni qetësinë e ujërave të kaltër jonianë.

Trigarëshi sportiv “Vlora Triathlon” nis nga Rrapi pranë atraksionit turistik të “Ujit të Ftohtë”.

Vlora ju mikpret të gjithëve për një fundjavë fantastike nën diellin e saj!

Shpërndaje në: