Imagjinata përballë artit digjital në Galerinë e parë të Arteve Digjitale në Shqipëri

Nëse kjo fundjavë ju gjen në Korçën e trashëgimisë kulturore e mistike, mos ngurroni të vizitoni të parën galeri të artit digjital në Shqipëri, dhe rajon, për të përjetuar një eksperiencë ndryshe dhe të veçantë. 

Këtë përvojë fantastike ua mundëson ekspozita imersive me imazhe të Muzeut të Artit Mesjetar, “Ikonografia shqiptare”, në Galerinë e Arteve Digjitale (GADK), e çelur në fund të Dhjetorit 2023 për të mirëpritur vizitorë e dashamirës të artit mesjetar deri më 29 Shkurt 2024. 

GADK, galeria e parë e artit digjital imersiv në Korçë dhe rajon, e cila ofron një udhëtim pamor fantastik nëpër shekuj të ikonografisë shqiptare, ku ngjyrat plot energji ndriçojnë trashëgiminë kulturore.

Kjo ekspozitë digjitale sjell në jetë kryeveprat e emrave të njohur si Onufri, David Selenica, etj, duke shfaqur punën e tyre të jashtëzakonshme, vepra që karakterizojnë artin fetar dhe kulturor shqiptar.

Në këtë përvojë shumëdimensionale zbulohen kryeveprat klasike të epokës bizantine dhe post bizantine, të cilat tejkalojnë kohën dhe teknologjinë duke ju bërë të jetoni momente të magjishme në një botë engjëjsh e shenjtorësh. 

Mirësevini në GADK, aty ku kufijtë artit konvencional dhe kreativitet ndërthuren estetikisht bukur. 

GADK ju mirëpret nga e marta në të diel, në ora 12:00-20:00. 

Shpërndaje në: