Shqipëria vendi i nderit i Panairit më të madh të turizmit, ITB Berlin 2025

Shqipëria është shpallur vendi i nderit në Panairin më të madh në botë, ITB Berlin 2025.

Marrëveshja u nënshkrua në Tiranë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe drejtuesit e ITB Berlin. Në marrëveshjen e mirëkuptimit mes dy palëve nënshkruar në Gjermani nga zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit Vilma Bello dhe drejtoresha ekzekutive e “ITB Berlin” Debora Rothe, Shqipëria zyrtarisht u miratua si vendi i nderit për panarin më të rëndësishëm të turizmit në botë për vitin 2025.

Ishte vetë ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Znj. Mirela Kumbaro, e cila në muajin korrik të këtij viti, foli për ambicjen e Shqipërisë dhe nisjen e bisedimeve me palën gjermane për të arritur këtë marrëveshje, e cila e kthen vendin tonë në kryeqendrën e pikëtakimit më të rëndësishëm botëror të turizmit dhe turoperatorëve, që mbahet çdo vit në Berlin.

Kjo marrëveshje ka si qëllim fuqizimin e rolit të Shqipërisë jo vetëm në nivel pjesëmarrës, por në sipërmarrje aktive të organizimit të agjendave të nivelit të lartë të eventeve të rëndësishme globale siç është ITB Berlin, që promovojnë ndërkombëtarisht imazhin e Shqipërisë. Programi i promovimit nis në mars të vitit 2024 për të përfunduar në mars të vitit 2025.

Në vitin 2024, Shqipëria do të marrë pjesë në panarin e turizmit FITUR në Madrid, në ITB Berlin 2024, si edhe do të jetë organizatore e takimit të 70 të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit, i cili do të zhvillohet gjatë pranverës së vitit 2024 në Tiranë me pjesëmarrjen e 40 ministrave europianë të turizmit.

 

Shpërndaje në: