“Takimi i II-të Teknik” i partnerëve të projektit “INNOTOURCLUST”

Agjencia Kombëtare e Turizmit mori pjesë në “Takimin e II-të Teknik”, të Projektit “INNOTOURCLUST”-“Grumbullimi i Ndërmarrjeve Inovative të Turizmit Ndërkufitar”, bashkëfinancuar nga Programi “Cooperation Programme Interreg IPA II CBC, Italia-Albania-Montenegro, 2014-2020”, i cili u zhvillua në datën 15 Prill 2019, në qytetin e Termolit. Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe partnerët e këtij projekti si; Dhoma e Tregtisë-Leçe, Departamenti i Shkencave Ekonomike të Universitetit të Salentos, Agjencia Autonome e Turizmit-Termoli, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë – Tiranë si dhe Organizata Kombëtare e Turizmit-Mali i Zi, diskutuan aspektet e menaxhimit dhe çështje të tjera teknike të tilla si; përzgjedhjen e ndërmarrjeve për krijimin e clasterit, krijimin e databazës së tij, paketën e komunikimit, etj. Nëpërmjet bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave më të mira “INNOTOURCLUST” synon promovimin dhe rritjen e ndërmarrjeve turistike inovative ndërkufitare, duke krijuar kështu një grupim konkurues dhe tërheqës për tregjet ndërkombëtare.
Shpërndaje në: