Nën drejtimin artistik të koreografit të njohur franko – shqiptar Angjelin Preljocaj mbahet në Tiranë për të dytin vit, Festivali Ndërkombëtar i Dancit Bashkëkohor të Tiranës.
Tetë performanca live do të zbresin në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit përgjatë një muaji, nga trupa të njohura të baletit bashkëkohor.
I ideuar nga Harabel Contemporary dhe D18 Paris, ky festival do të sjellë në kryeqytet në datat 5 dhe 6 tetor, ora 19:00 trupën e baletit La Veronal me veprën “Sonoma”, nën koreografinë e Marcos Morau.Në 12 tetor, ora 15:30 dhe 18:00 trupën Aterballetto me shfaqjen e dedikuar për fëmijët “Stravaganze in Sol Minor”, me koreografi nga Francesca Lattuada. Dhe me koreografi të Blenard Azizajt do të prezantohet shfaqja “Agimi i Kohës”, ku do të performojnë balerinët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, në data 19 dhe 20 tetor, në orën 19:00.
Dy netët e para të festivalit performoi me sukses trupa e baletit Preljocaj me pjesën “Gravity”. Emocione të pabesueshme do të përjetoni në netët e festivalit, i cili është një nga eventet e Aplikacionit TEA..Bashkë me aplikacionin TEA në një përvojë unike të baletit kontemporan!