Emocione dhe kërcime unike në Festivalin Ndërkombëtar të Dancit Bashkëkohor të Tiranës

Nën drejtimin artistik të koreografit të njohur franko – shqiptar Angjelin Preljocaj mbahet në Tiranë për të dytin vit, Festivali Ndërkombëtar i Dancit Bashkëkohor të Tiranës.

Tetë performanca live do të zbresin në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit përgjatë një muaji, nga trupa të njohura të baletit bashkëkohor.I ideuar nga Harabel Contemporary dhe D18 Paris, ky festival do të sjellë në kryeqytet në datat 5 dhe 6 tetor, ora 19:00 trupën e baletit La Veronal me veprën “Sonoma”, nën koreografinë e Marcos Morau.

Në 12 tetor, ora 15:30 dhe 18:00 trupën Aterballetto me shfaqjen e dedikuar për fëmijët “Stravaganze in Sol Minor”, ​​me koreografi nga Francesca Lattuada. Dhe me koreografi të Blenard Azizajt do të prezantohet shfaqja “Agimi i Kohës”, ku do të performojnë balerinët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, në data 19 dhe 20 tetor, në orën 19:00.Dy netët e para të festivalit performoi me sukses trupa e baletit Preljocaj me pjesën “Gravity”. Emocione të pabesueshme do të përjetoni në netët e festivalit, i cili është një nga eventet e Aplikacionit TEA..

Bashkë me aplikacionin TEA në një përvojë unike të baletit kontemporan!

Shpërndaje në: