KORÇË-KOLONIA NDËRKOMBËTARE E PIKTORËVE “DITËT E MIHOS”

“Ditët e Mios” do të mbledhë koloninë ndërkombëtare të piktorëve në qytetin e Korçës. Në datat 25-28 tetor, piktorët do të vendosen në krahinat me peizazh të bukur korçar, si pjesë e këtij aktiviteti, një nderim për Artistin e Popullit, Vangjush Mio, që konsiderohet si “baba” i peizazhit shqiptar. “Të paktën 40 artistë të penelit nga vendi dhe rajoni do të jenë në edicionin e sivjetshëm të kolonisë ndërkombëtare të piktorëve “Ditët e Mihos”, shprehet Vladimir Topi, drejtor i Qendrës Kulturore të Korçës, që mban emrin e peizazhistit Vangjush Miho. Kjo qendër në bashkëpunim me bashkinë ka përfunduar përgatitjet në pritje të piktorëve që pak ditë më vonë do të fillojnë krijimtarinë e tyre artistike në Korçë. Piktorët pjesëmarrës në aktivitetin kushtuar peizazhistit Vangjush Mio në tre ditët e qëndrimit në Korçë, do të vizitojnë vendet më piktoreske për të zgjedhur vendet ku do të krijojnë dhe hedhin në telajo punët e tyre. Kolonia ndërkombëtare e piktorëve “Ditët e Mios” që nderon veprën e peizazhistit korçar, nuk është një konkurs. Megjithatë piktorët pjesëmarrës do të lënë në fondin e Galerisë së Artit “Guri Madhi” të Korçës nga një punim, si gjurmë të pranisë së tyre në këtë aktivitet arti.

 

Skënder Kamberi, Buron Kaceli, Anastas Kostandini, Xheneta Kadillari, Ikbale Kalaja, korçarët Sotiraq Kuqali e Sotiraq Xega do të jenë disa nga piktorët shqiptarë të pranishëm në këtë aktivitet. Në Koloninë ndërkombëtare të piktorëve “Ditët e Mios” do të marrin pjesë dhe artistë të penelit nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Greqia. “Ditët e Mios” organizohet për të tretin vit radhazi në qytetin e Korçës si një nga veprimtaritë kryesore artistike të vitit për artet figurative. Gjithashtu në nderim të veprës së Piktorit të Popullit, Vangjush Mio, në fundvit organizohet dhe një konkurs mbarëkombëtar, i cili mban emrin e piktorit të shquar korçar.

Kolonia e piktorëve, mori emrin e piktorit të famshëm korçar, Vangjush Mio. Piktorë nga Shqipëria dhe jashtë saj janë tashmë pjesë e kësaj kolonie. Ky aktivitet synon jo vetëm vendosjen e urave të komunikimit mes artistëve, por edhe promovimin e vlerave të qytetit.

Shqipëri, ngjyra të reja në rrugëtimin tënd 🌈

Zbuloni ngjyrat e Shqipërisë 🎯

🍂🍁🍃🌿❤💙💚💛🍂🍁🍃🌿

Zbuloni Shqipërinë 🇦🇱 🎯

#pushonëshqipëri #promovoshqipërinë

Shqipëria është plot me vende magjike, e destinacione të reja për tu vizituar…🇦🇱

Atraksione turistike të 🇦🇱🎯

#ZbuloningjyrateShqipërisë 🌈

#VisitAlbania✈

#AlbaniaGoYourOwnWay

#SmileAlbania🙂

#pushoshqip #udhetoshqip #destinacionetemia #rrugadrejtbukurise #zgjidhedhetishqiperine #fundjavat2021 #promovoshqiperine #thesaretefshehura #turistnevendintim #beautifulalbania💚💙

Shpërndaje në: