Gzo n’Shkodër

“Gzo n’Shkodër është kryefjala e festimeve të këtij fundviti në kryeqendrën e veriut, Shkodrën e bukur të traditave. 

Një program festiv i organizuar nga Bashkia e qytetit, pjesë e evnteve të Kalendarit Kombëtar të Turizmit përmes Aplikacionit TEA, pritet të përcjellë atmosferë magjike nën sfondin plot drita dhe zbukurime të qytetit. 

Ndërkohë koncerte me këngëtarë të njohur shkodranë do të nxehin mbrëmjet e fundvitit me interpretimet e tyre në shëtitoren para bashkisë qytetit, që nga mbrëmja e 24 Dhjetorit deri më 31 Dhjetor. 

Askund si në Shkodër, festoni ditët e fundit të Dhjetorit 2023 nën tingujt e muzikës tradicionale të ndërthurura aq bukur me larminë e ngjyrave e kostumografinë, që zbukurojnë qytezën festive të Shkodrës. 

Shpërndaje në: