Shqipëria arrin rekordin e 10 milionë turistëve të huaj këtë fundvit

Shqipëria në 25 Dhjetor mirëpriti pasagjerin e 10 miliontë për vitin 2023, duke shënuar shifrën më të lartë historike. Ky është një sukses që i shtohet arritjeve të vazhdueshme të Shqipërisë. 

Rritja e vazhdueshme e numrit të turisteve pasqyron aspiratat dhe nismat strategjike të qeverisë shqiptare. 

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro gjatë prezantimit të objektivave të lidhura me turizmin u shpreh se “Pyetja më e rëndësishme për turizmin gjatë këtij viti mori përgjigje këto ditë festash, prandaj le ta festojmë së bashku me besimin që në 2024-ën do të vazhdojmë të thyejmë rekorde drejt qëllimit për të qenë kampionë të turizmit në Ballkan”.

Shifrat e larta të vizitorëve të huaj edhe gjatë muajve të dimrit, konfirmojnë trendet e shtuara për ta vizituar Shqipërinë në të gjithë muajt e vitit, një tregues pozitiv i turizmit të qëndrueshëm gjithëvjetor. 

Shqipëria turistike në katër stinë, një ëndërr e bërë realitet me 10 milion turistë të huaj per vitin 2023, frymëzojnë dhe japin besimin se viti që vjen do të jetë edhe më i suksesshëm. 

Shpërndaje në: