Gjirokastra, Qyteti i Gurtë
Mirë se vini në qytetin e mistereve… Madhështore dhe e rrallë. E gatshme të të zhvendosë në një tjetër realitet, të cilin nuk mund ta gjesh askund tjetër. Gjirokastra ju mirëpret! Me rrugët me kalldrëm, banesat e papërsëritshme, ku ndërthuren stili oriental e ai perëndimor, me kështjellën e legjendës së Argjiros, gatimet tradicionale dhe sigurisht, mikpritjen dhe bujarinë e vendasve.
Një nga vendet e shpallura Trashëgimi Botërore e UNESCO-s, ky qytet i mrekullueshëm është ndërtuar gjatë shekujve në shpatet e pjerrëta, me shtëpitë prej guri që duket sikur janë ngritur mbi njëra-tjetrën. Shpirti i Gjirokastrës është pasqyruar më së miri në romanet e birit të saj më të njohur, shkrimtarit me famë botërore Ismail Kadare. Tek sa ecën në rrugicat me kalldrëm nuk mund të mos vësh re Kalanë e Gjirokastrës, që vështron mbi qytetin e gurtë. Asnjë vizitë në Gjirokastër nuk do të quhej e plotë pa provuar traditën e pasur kulinare, me produktet e freskëta të bulmetit dhe djathin e njohur të kësaj zone.
Shqipëri, ngjyra të reja në rrugëtimin tënd
Zbuloni ngjyrat e Shqipërisë
Zbuloni Shqipërinë
#pushonëshqipëri #promovoshqipërinë
Shqipëria është plot me vende magjike, e destinacione të reja për tu vizituar…
Atraksione turistike të #gjirokastër
#gjirokastër
#pushoshqip #udhetoshqip #destinacionetemia
#rrugadrejtbukurise #zgjidhedhetishqiperine
#fundjavat2021 #nendiellintone #promovoshqiperine
#thesaretefshehura #turistnevendintim #beautifulalbania