Fundjavë feste te Piramida e Tiranës me Festivalin Check-in

Edicioni i tretë i Check – in vjen me një festë të vërtetë në kryeqytet. Për tri ditë qytetarët e Tiranës, por jo vetëm do të jenë pjesë e një atmosfere muzikore live.

Nga 29 shtatori deri në 1 te Piramida e Tiranës do të kërcehet dhe këndohet nën tingujt e muzikës Rock, të performuar nga banda dhe artistë të njohur.

Ndërkohë, një panel me studiues dhe profesionistë të fushës së turizmit do të diskutojnë mbi temën e Qytetit Inovativ dhe mundësinë e ofrimit të zgjidhjeve të reja, që e bëjnë Tiranën edhe më tërheqëse për vizitorët e huaj.

Gjithashtu një tjetër aktivitet për kureshtarët do të jetë një guidë në gjurmim të thesareve të kryeqytetit shqiptar, e cila është një mundësi e përkryer për të zbuluar rrugicat e qytetit, historinë dhe vendet më interesante të tij.

Shpërndaje në: