Dhërmiu i kaltër nën ritmet e Jon Festival

Brigjeve të kaltra e plot diell të Dhërmiut përjetoni një eksperiencë të paharrueshme me aplikacionin TEA, teksa çelet Festivali Jon, i cili për 7 ditë me radhë  do t’ju bëjë të jetoni një verë të dytë përmes ritmeve të muzikës dhe një pushimi aktiv në një nga destinacionet më të bukura të Shqipërisë Turistike.

Nga data 6-13 shtator, në skenat natyrore të Jon Festival pritet të bashkohen mijëra turistë dhe vizitorë, në zbulim të muzikës së momentit të performuar nga DJ, ngjyrave të kërcimit në natyrë, gjireve të fshehta të Dhërmiut, kështjellave e kalave turistike, shijeve të ushqimit tradicional të zonës së bregdetit e shumë aktiviteteve meditative e promovuese në mbrojtje të turizmit kulturor e mjedisit. Skenat e Festivalit janë të vendosura nëpër peizazhet më të bukura të këtij fshati turistik, shumë pranë bareve dhe restoranteve të tij.

Udhëtoni bashkë me TEA-n rrugëtoni e shijoni peizazhet marramendëse të Dhërmiut, monumentet natyrore dhe kulturore pranë tij.

Shpërndaje në: