Agjencia Kombëtare e Turizmit u bë pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit në Tiranë “ITFT 2024”, i mbajtur në sheshin “Italia” në çelje të Javës shqiptare të Turizmit më 5 – 9 Prill.
Në këtë panair, i cili promovon atraksionet e Shqipërisë për bizneset profesioniste ndërkombëtare në sektorin e turizmit, Agjencia Kombëtare e Turizmit prezantoi sukseset e Aplikacionit TEA, Kalendarit digjital Kombëtar të Eventeve të Turizmit, Traditës, Sporteve, Trashëgimisë dhe Arteve, si dhe premtoi risi e përditësime të reja, që do t’i vijnë edhe më shumë në ndihmë vizitorëve të huaj për të njohur Shqipërinë Turistike.
Gjithashtu stafi i AKT-së prezantoi për të pranishmit edhe sloganin “Albania All Senses”, që promovon të gjitha ndjesitë dhe shijet që dhuron udhëtimi nëpër Shqipëri.
ITFT 2024 i kushtoi një vëmendje të veçantë inovacionit, ku ekspertë nga e gjithë bota ndanë ide dhe projekte për të ardhmen e turizmit.