Gjirokastra na pret këtë fundjavë për të festuar Ditën e Verës, dhe jo vetëm, në tri ditënet festival “Walking With History”.
Muzikë tradicionale, moderne dhe ritmike, ekspozita arti, mjeshtëri artizanati dhe kulinari e traditës, art e trashëgimi do të jenë disa nga shijet e bukura, që do të dhurojë ky festival për vizitorët e shumtë që do t’i bashkohen qytetit të gurtë këtë fundjavë.
Në, 14, 15 dhe 16 Mars me një festë të vërtetë në Sheshin “Çerçiz Topulli”, sepse Gjirokastra e bukur asnjëherë nuk ju zhgënjen me gjallërinë e festimeve në shesh.
Gjatë festivalit nuk do të mungojnë as këngëtarja e njohur Elhaida Dani apo Young Zerka me tingujt ritmikë performancën deri në orët e vona të natës.
Udhëtoni me Aplikacionin e Eventeve të Turizmit TEA -n për tri ditë e net festive në qytetin e gurtë plot trashëgimi e histori.