Në pritje të magjisë operistike Festivalit të 20 Ndërkombëtar “Marie Kraja”

Rikthehet në datat 27, 28 dhe 29 Mars 2024 në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Festivali Ndërkombëtar i Vokalit Operistik “Marie Kraja”. 

Ky festival prej 22 vitesh përfaqëson një kulm në jetën kulturore shqiptare dhe organizimi i tij ka inkurajuar promovimin e imazhit të Shqipërisë dhe kulturës e artit shqiptar nëpër botë. 

Festivali gjykohet nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga personalitete të operas botërore, drejtorë të teatrove evropiane të operës, menaxherë dhe agjenci artistësh, e këngëtarë operistikë, duke siguruar një konkurencë të ndershme dhe promovimin e arritjeve të këtij festivali në arenën ndërkombëtare.  

Në festival konkurojnë këngëtarë të rinj lirikë nga e gjithë bota, nga mosha 20 vjeç deri në 34 vjeç. 

Edicioni i 20 i Festivalit do të zhvillohet në tri net, ku në natën e parë talentet e rinj të operas do të interpretojnë në skenën e TKOB përballë Jurisë Ndërkombëtare. 

Në dy netët e fundit, të cilat do të transmetohen drejtpërdrejt në Televizionin Kombëtar “Top Channel”, ata do të shpalosin talentin e tyre vokal e skenik për publikun artdashës në skenë e përtej saj. 

Festivali Ndërkombëtar i Vokalit Operistik “Marie Kraja” u themelua në vitin 1999, nga Shoqata “Kulturë – Media – Art”, me synimin të promovojë dhe zhvillojë talentet e rinj në fushën e artit operistik duke mbledhur këngëtarë nga vende të ndryshme të botës, në një konkurs të standardeve artistike ndërkombëtare. 

Më 28 dhe 29 Mars Teatri i Operas do të jetë shndrijë si arena nga ku do të ngjiten yjet e rinj të skenës operistike shqiptare e botërore, të cilët do të interpretojnë ariet e përzgjedhura bashkë me Orkestrën Simfonike të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. 

Më shumë informacion gjeni në linkun në vijim: https://operafestalbania.com/

Shpërndaje në: