Njoftim për vend të lirë pune Drejtor, Drejtoria e Projekteve dhe Zonave me Prioritet Zhvillimin e Turizmit kategoria III-1

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

 Emri :                          Agjencia Kombëtare e Turizmit

Adresa:                        Bulevardi Gjergj Fishta, Pallatet Shallvare, A/12, Tiranë

E-mail:                        info@akt.gov.al

Faqja e Interneti:         www.akt.gov.al

Agjencia Kombëtare e Turizmit në mbështetje të statusit të institucionit miratuar me VKM-në Nr.20, datë 18.01.2023 “Për një ndryshim në Vendimin nr.298, datë 20.04.2016 “Për organizimin dhe funksionimin  e Agjencisë  Kombëtare të Turizmit”, strukturës dhe organikës së institucionit miratuar me Urdhër të Kryeministrit nr.175, datë 09.12.2016, i ndryshuar, shpall një vend vakant për pozicionin e punës Drejtor, Drejtoria e Projekteve dhe Zonave me Prioritet Zhvillimin e Turizmit, kategoria III-1.

  • Përshkrimi i përgjithësuar i punës
  1. Përcakton objektivat, planifikon veprimtarinë e drejtorisë dhe siguron që veprimtaria të jetë në përputhje me legjislacionin dhe me politikat e strategjitë kombëtare në fushën e turizmit.
  2. Siguron monitorimin dhe zbatimin e politikave dhe strategjive në fushën e turizmit si dhe realizimin e tyre nëpërmjet “Projekteve”, si dhe promovimin e investimeve në Zonat me Përparësi Zhvillimin e Turizmit, me qëllim realizimin e objektivave dhe prioriteteve në fushën e turizmit.
  3. Koordinon veprimtarinë e drejtorisë, udhëzon dhe trasmeton detyra dhe porosi tek specialistët në varësi të tij, për realizimin e “Projekteve”, në të gjitha fazat; përgatitjen, aplikimin, njekjen e ecurisë së punës gjatë zbatimit të tyre, marrëdhëniet me donatorët dhe partnerët, etj, me qëllim promovimin e vendit si destinacion turistik.
  4. Koordinon veprimtarinë e drejtorisë udhëzon dhe trasmeton detyra dhe porosi tek specialistët në varësi të tij, për menaxhimin e “Marrëveshjeve ekzistuese të qirasë” dhe “Marrëveshjeve të zhvillimit”, të lidhura me subjektet “Person i Stimuluar”, në lidhje me (1) Plotësimin e kritereve; (2) Mbledhjen e të ardhurave, me qëllim realizimin e objektivave.
  5. Harton materiale informuese, jep rekomandime dhe zgjidhje efektive, për menaxhimin e çështjeve që lidhen me “Projektet”, si dhe menaxhimin dhe promovimin e investimeve në Zonat me Përparësi Zhvillimin e Turizmit, në përmbushje të misionit të institucionit.
  6. Siguron bashkëpunimin me partnerët e projekteve, subjektet “Person i Stimuluar”, Shoqatat e tour-operatorëve, hotelierëve, restoranteve, OJF-të, fondacione dhe organizma të huaja, Institucioneve qëndrore, Njësive të Vetëqeverisjes Vendore, organizmave të pavarura, drejtorive/sektorëve të tjerë pranë agjencisë, në funksion të përmirësimit të punës së Drejtorisë/Institucionit.
  7. Përfaqëson Drejtorinë/Agjencinë Kombëtare të Turizmit në marrëdhënie me të tretët dhe merr pjesë në aktivitete të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, grupe pune, komisione, etj., për realizimin e detyrave të pozicionit të punës, si dhe kur i ngarkohet posaçërisht nga eprorët.
  8. Kryen dhe zbaton detyrimet që rrjedhin nga Ligji nr. 152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, dhe legjislacionin në fuqi, në lidhje me; “Përcaktimin e Objektivave”, “Vlerësimin e Punës” dhe “Ngritjen Profesionale” për specialistët në varësi të tij, si dhe propozon masa për përmirësimin e gjendjes kur ndihet e nevojshme, me qëllim rritjen e përformancës të specialistëve në varësi të tij.

Edukimi: Të ketë kryer studimet e larta Master Shkencor për një nga degët e shkencave Ekonomike, Juridike apo Sociale.

Lloji i përvojës së punës:

  1. Mbi 5 vjet eksperiencë pune në profesion.
  2. Të ketë eksperiencë pune në hartimin dhe zbatimin e projekteve, në vecanti me donatorë.
  3. Të ketë eksperiencë ne organizimin e eventeve me pjesëmarrjen e aktorëve të ndryshëm.

Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dorëzojnë pranë AKT-së, deri në datë 20.09.2023 ora 1100, kërkesën shoqëruar me dokumentat  si më poshtë:

  1. Diplomë e përfundimit të shkollës dhe listë notash të noterizuara.
  2. Fotokopje e dokumentit të identitetit.
  3. Curriculum vitae.
  4. Vërtetim i gjendjes shëndetësore.
  5. Dëshmi e gjëndjes gjyqësore ( Dëshmi penaliteti)
  6. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore.
  7. Fotokopje e Librezës së Punës ( të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë).
  • Fusha e njohurive
  1. Njohuri mbi Ligjin nr.93/2015 “Për turizmin”, i ndryshuar.
  2. VKM-në nr.298, datë 20.04.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë  Kombëtare të Turizmit”, i ndryshuar.
  3. Njohuri mbi Ligjin nr.43/2016, “Për Marrëveshjet Ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”
  4. Njohuritë mbi Ligjin nr. 65/2022, “Për ratifikimin e marrëveshjes financiare kuadër të partneritetit ndërmjet Republikës së Shqiperisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqiperisë, dhe Komisionit Evropian për rregullat specifike të zbatimit të asistencës financiare të BE-së për Republiken e Shqiperisë, në kuadër të Instrumentit per Asistencën e Paraanëtarësimit (IPA III)”;
  5. Njohuri mbi Ligjin nr.162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik”
  6. Ligji nr.9125 date 29.07.2003 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”

Njoftojmë të gjithë të interesuarit se në datë 27.09.2023 ora 1100 pranë institucionit të AKT-së do të zhvillohet intervista për vendin vakant Drejtor, Drejtoria e Projekteve dhe Zonave me Prioritet Zhvillimin e Turizmit.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore në AKT, do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail) dhe do të shpallë fituesit në faqen zyrtare të AKT-së.

Shpërndaje në: