TUBA Fest, traditë dhe atmosferë muzikore në Kalanë e Shkodrës

Traditë dhe atmosferë muzikore live në Kalanë historike të Shkodrës në datat 15 dhe 16 shtator, kur do të mbahet edicioni i parë i Festivalit “TUBA Fest”.

Artistët më në zë të muzikës shqiptare si: Alban Skënderaj, Elita 5, Aleksandër Gjoka, etj, do të këndojnë në fortesën e bukur të Shkodrës, për të ndezur atmosferën e qytetit verior.

“TUBA Fest” i frymëzuar nga tradita dhe folklori shqiptar ka si qëllim pasurimin e jetës artistike, promovimin e kulturës  dhe traditave të bukura të qytetit të Shkodrës, si edhe edukimin e të rinjve me vlerat shekullore të folklorit shqiptar të përcjella brez pas brezi.

Shpërndaje në: