Tirana e veshur kuq e zi mikpret “Paradën e Shqiptarëve”

Në Tiranën e veshur kuq e zi me rastin e 111 – vjetorit të Festës Kombëtare të Pavarësisë së Shqipërisë do të mbahet për herë parë “Parada e Shqiptarëve”.

Kjo paradë vjen si ide e shoqatës së diasporës “Rrënjët shqiptare” dhe vihet në jetë në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, në vijim të traditës disavjeçare të “Paradës së Shqiptarëve” në New York.

“Parada e Shqiptarëve” pritet të nisë rreth orës 11:00 më 28 nëntor, në sheshin  “Nënë Tereza”, ku mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, diaspora e arbëreshë, do të parakalojnë me flamuj kuq e zi, e simbole kombëtare në bulevardin qendror të kryeqytetit shqiptar “Dëshmorët e Kombit” përdrejt sheshit Skënderbej, ku do të ngrihet simbolikisht flamuri ynë kombëtar nga krerët e shtetit.

Festa e Flamurit shqiptar do të bëjë bashkë në kryeqytet më shumë se 125 bashki të trojeve shqiptare anë e kënd botës.

Shpërndaje në: