“Tirana game” – Sport dhe argëtim te Liqeni i Tiranës

Ajër i pastër, sport dhe argëtim! Aplikacioni TEA – Kalendari Kombëtar Digjital i Eventeve të Turizmit, Kulturës Sporteve, Traditës dhe Arteve fton të gjithë të apasionuarit e sporteve në natyrë, në eventin e madh sportiv “TIRANA GAME”, i cili do të zhvillohet në datat 29, 30 dhe 31 Maj në Fushat e Tenisit, pranë Liqenit Artificial.

Ejani të përjetoni nga afër adrenalinën sportive në Kampionatet e Tenisit, Golfit dhe Peshëngritjes. Në fund të eventit një festë “after party” në Liqenin e Tiranës do të gëzojë të gjitha grupmoshat, fëmijë e të rritur.

Me një shkarkim në telefonin tuaj Aplikacioni TEA do t’jua bëjë këtë verë edhe më interesante. Tashmë TEA vjen e përditësuar si një guidë jo vetem për eventet, po edhe për të gjitha shërbimet e domosdoshme pranë vendpushimit tuaj. 

Për më shumë shkarkoni TEA Link: https://qrco.de/tea-albania

Shpërndaje në: