Aulona Inter Folk Festival sjell ritmet folklorike evropiane në Vlorë

Me Aplikacionin TEA rrugëtojmë për në Vlorë, qytetin e diellit dhe sportit, për të përjetuar nga afër magjinë e muzikës folklorike të vendeve të ndryshme të Evropës, në Festivalin Aulona Inter Folk, që do të organizohet nga data 24 – 27 Maj përpara stadiumit “Flamurtari”, Skelë. 

Ky event i mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Bashkia e Vlorës mbërrin në edicionin e 16. 

Në festivalin “Aulona Inter Folk Festival”, do të marrin pjesë ansamble folklorike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Rumania, Hungaria, Italia, Greqia dhe Ukraina, të cilët deri në 27 Maj do të përcjellin kulturat dhe traditat folklorike të vendeve të tyre për të gjithë të pranishmit, turistë të huaj e vizitorë vendas. \

Me Aplikacionin TEA si guidë për çdo preferencë do të mund të shijojmë këtë mbrëmje plot shije e ngjyra tingujsh evropianë buzë bregdetit të Vlorës si dhe të zbulojmë atraksione pranë qytetit e shërbime të nevojshme për një pushim të sigurt e të këndshëm.

 https://qrco.de/tea-albania 

Shpërndaje në: