Fshati Rrjoll pranë brigjeve të plazhit të Velipojës në qytetin e Shkodrës do të elektrizohet këtë fundjavë më 1 – 2 Qershor me ritmet e muzikës dhe aktivitetet e shumta në kuadër të Festivalit SanFest, i cili çel sezonin veror në kryeqendrën e veriut të Shqipërisë.
Në edicionin e katërt të tij, SanFest do të sjellë performanca muzikore të artistëve shqiptarë e nga rajoni për një festë që do të mbahet mend gjatë dhe për ta shndërruar këtë destinacion në një nga më të preferuarit.
Kjo përvojë e paharrueshme vjen si event i Aplikacionit TEA – Kalendarit Kombëtar të Eventeve të Turizmit, i cili tashmë ju orienton në kërkimet tuaja jo vetem për aktivitetet po edhe për atraksionet e vizitueshme, shërbimet e shumta të domosdoshme pranë qytetit ku ndodheni.
Shkarko TEA: Link: https://qrco.de/tea-albania
Shënoni në agjendën tuaj, Rrjoll-Velipojë!