Njoftim për vend të lirë pune Përgjegjës i Sektorit të Financës dhe Shërbimeve të Brendshme në Agjencinë Kombëtare të Turizmit

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Emri :                          Agjencia Kombëtare e Turizmit

Adresa:                        Bulevardi Gjergj Fishta, Pallatet Shallvare, A/12, Tiranë

E-mail:                        info@akt.gov.al

Faqja e Interneti:         www.akt.gov.al

Agjencia Kombëtare e Turizmit në mbështetje të statusit të institucionit miratuar me VKM-në Nr.20, datë 18.01.2023 “Për një ndryshim në Vendimin nr.298, datë 20.04.2016 “Për organizimin dhe funksionimin  e Agjencisë  Kombëtare të Turizmit”, strukturës dhe organikës së institucionit miratuar me Urdhër të Kryeministrit nr.175, datë 09.12.2016, i ndryshuar, shpall një vend vakant për pozicionin e punës Përgjegjës i Sektorit të Financës dhe Shërbimeve të Brendshme, në Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, kategoria III-a/1.

  • Përshkrimi i përgjithësuar i punës
  1. Zbatimin e buxhetit vjetor të institucionit dhe të gjitha vendimeve financiare.
  2. Regjistrimin e të ardhurave.
  3. Regjistrimi i shpenzimeve sipas ligjit dhe brenda vitit financiar.
  4. Kontrolli i veprimeve të magazinës dhe lëvizjeve të vlerave monetare dhe materiale.
  5. Ndjekja dhe llogaritja e të gjitha shpenzimeve te institucionit sipas zërave të buxhetit.
  6. Përgatitja e pasqyrave financiare vjetore.

Edukimi: Të ketë kryer studimet e larta Master Shkencor, Shkenca Ekonomike, Dega Financë-Kontabilitet.

Lloji i përvojës së punës: Mbi 5 vjet eksperiencë pune në profesion.

Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dorëzojnë pranë AKT-së, deri në datë 27.02.2023 ora 1100, kërkesën shoqëruar me dokumentat  si më poshtë:

  1. Diplomë e përfundimit të shkollës dhe listë notash të noterizuara.
  2. Fotokopje e dokumentit të identitetit.
  3. Curriculum vitae.
  4. Vërtetim i gjendjes shëndetësore.
  5. Dëshmi e gjëndjes gjyqësore (Dëshmi penaliteti)
  6. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore.
  7. Fotokopje e Librezës së Punës( (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë).
  • Fusha e njohurive
  1. Njohuri mbi Ligjin nr.93/2015 “Për turizmin”, i ndryshuar.
  2. VKM-në nr.298, datë 20.04.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë  Kombëtare të Turizmit”, i ndryshuar.
  3. Njohuri mbi Ligjin nr.10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” i ndryshuar,
  4. Udhëzimin nr.30 datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”.
  5. Njohuri mbi Ligjin nr.9936 datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar.
  6. Njohuritë mbi Ligjin nr. 90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”;
  7. Njohuri mbi Ligjin nr.9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar.

Njoftojmë të gjithë të interesuarit se në datë 06.03.2023 ora 1100 pranë institucionit të AKT-së do të zhvillohet intervista për vendin vakant Përgjegjes i Sektorit të Financës dhe Shërbimeve të Brendshme, në Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore në AKT, do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail) dhe do të shpallë fituesit në faqen zyrtare të AKT-së.

Shpërndaje në: