Shqipërinë, gjatë muajit maj 2024, e kanë vizituar rreth 974 mijë turistë të huaj, duke e çuar në më shumë se 3.3 milionë numrin total të flukseve turistike hyrëse në pesë muajt e parë të vitit në vendin tonë.
Teksa publikoi statistikat e reja, Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro theksoi se me afrimin e pikut të sezonit turistik bregdetar shtohet përgjegjësia institucionale dhe vëmendja për të prezantuar më të mirën e ofertës turistike shqiptare nën sloganin “Albania All Senses”.
Zonja Kumbaro nënvizoi se “në muajin maj të këtij viti vendin tonë e vizituan 38% më shumë turistë të huaj se një vit më parë, duke e çuar në 3.3 milionë numrin e turistëve që kemi pritur këta pesë muaj e ndërsa piku i sezonit turistik bregdetar afrohet, forcojmë gjithë vëmendjen institucionale dhe shpirtin e mikpritjes për të prezantuar më të mirën e “AlbaniaAllSenses”.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro po vijon turin e inspektimeve në bashkitë bregdetare me qëllim monitorimin për përmbushjen dhe respektimin e standardeve, të pastërtisë, hapësirave publike dhe sigurisë në turizëm.