Berat Green Half Marathon – turizmi përkrah sportit

Rikthehet në edicionin e dytë më 7 Prill 2024 “Berat Green Half Marathon”, një eveniment i cili ndërthur pasionin për sportin dhe mbrojtjen e mjedisit në një përvojë të jashtëzakonshme. Ky event nuk është vetëm një garë, por një shans për të promovuar ndërgjegjësimin mjedisor dhe për të promovuar stilin e jetës së shëndetshme në një mjedis të bukur natyror. 

Me një rrugë të dizenjuar për të përshkuar pikërisht pamjen më të bukur të Beratit, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shijojnë natyrën e mahnitshme dhe arkitekturën e lashtë të këtij qyteti të shkëlqyer, pjesë e pasurisë botërore të UNESCO-s. 

Për këtë arsye, evenimenti do të jetë i plotësisht “green” duke promovuar praktika të qëndrueshme si aktivitetet sportive. 

Të gjithë ju që doni të jeni pjesë e kësaj përvoje të jashtëzakonshme, bashkohuni në “Berat Green Half Marathon”! Regjistrimet janë hapur tani, kështu që mos e humbni mundësinë për të qenë pjesë!

Për më shumë informacione dhe për tu regjistruar, vizitoni faqen zyrtare në:

https://worldsmarathons.com/marathon/berat-green-half-marathon

Le të ndryshojmë mënyrën si garojmë dhe si e trajtojmë planetin tonë duke u bashkuar në Berat me “Green Half Marathon”, event i aplikacionit TEA – Kalendarit Kombëtar të Eventeve të Turizmit. 

Shpërndaje në: