Rikthehet në Vlorë maratona e “Vlora Run”

Në qytetin e Vlorës rikthehet maratona e vrapit “Vlora Run”, një traditë e qytetit bregdetar, e cila këtë vit vjen në kuadër të zgjedhjes së Vlorës “Qyteti Europian Sportit”.
“Vlora Run” ka mbledhur bashkë vrapues nga i gjithë vendi dhe rajoni i Ballkanit dhe vende të tjera, në një aktivitet sportiv që pritet të dhurojë emocione dhe shumë çmime për pjesëmarrësit.
Në të dielën e 21 Prillit buzë gjirit të Vlorës, bashkë me adrenalinën sportive do të jetoni edhe bukurinë e bregdetit të Vlorës si dhe atraksionet e shumta që zgjojnë kërshërinë e vizitorëve dhe pushuesve.
Maratona e Vlorës është një nga eventet turistike sportive të kalendarit Kombëtar të Eventeve Turistike të këtij viti dhe Aplikacionit TEA, që ju njeh edhe me atraksione për t’u vizituar pranë vendndodhjes së eventeve.

Shpërndaje në: