Kalendari Digjital Kombëtar i Eventeve të Turizmit / Aplikacioni TEA ju surprizon me një event të bukur, që i dedikohet traditave të kulinarisë.
Përjetoni shijet e kuzhinës tradicionale në Festivalin e njohur “Tirana Street Food”, që rikthehet me edicionin e katërt!
Kjo festë vjen këtë vit në pranverë për ta shndërruar sheshin “Skënderbej” për nëntë ditë me radhë në një atraksion të adhuruesve të ushqimit.
Nga data 10 deri më 18 maj, jetoni një aventurë kulinare shqiptare, me gatime të shijshme nga mjeshtra të kuzhinës vendase dhe shije gastronomike ndërkombëtare, në një atmosferë plot argëtim e muzikë.
Mblidhni miqtë tuaj dhe ejani të festoni, në Sheshin “Skënderbej”!