Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit prezantojnë sot për herë parë Kalendarin Kombëtar të Eventeve Turistike dhe Kulturore dhe Aplikacionin e tij TEA – Tourism Events of Albania, një risi teknologjike për turizmin shqiptar.
TEA është kalendari digjital, i cili ofrohet përmes një aplikacioni miqësor për çdo përdorues brenda Shqipërisë dhe anembanë botës duke ju dhënë mundësinë që për të parën herë të krijoni paketa të turizmit kulturor dhe të udhëtoni nëpër kulturën, trashëgiminë, artet, sportet dhe kulinarinë e pasur të Shqipërisë.
Me TEA-n, vizitorët vendas dhe turistët e huaj mund të mund të eksplorojnë kalendarin e ngjarjeve dhe të shënojnë aktivitetet e preferuara , sipas grupmoshës dhe vendndodhjes, duke u bërë pjesë e skenës së madhe kulturore e turistike të Shqipërisë.
Bashkohuni me ne Live në rrjetet sociale të Kryeministrit edhe të Ministres së Turizmit dhe Mjedisit sonte në mbrëmje në orën 19:00 dhe shkarkoni linkun e aplikacionit TEA për të festuar bashkë kulturën dhe traditën shqiptare përmes eventeve përgjatë gjithë vitit!
Në vijim linku i TEA.