Livadhi i magjishëm mikpret Festivalin Lova fest

Livadhi, plazhi i mrekullueshëm i Rivierës shqiptare, që zbulohet gjatë rrugës nga fshati Vuno drejt Himarës, gjendet nën kalanë e qytetit të vogël bregdetar dhe të magjeps me qetësinë që të fal sapo e takon.

Në datat 📅 7 – 9 korrik 📌 Livadhi, këtë vit pret edicionin e tretë të Festivalit “Lova Fest”, një festival ku ndërthuren bukur natyra magjepsëse, sportet e gjalla në det dhe tokë si dhe muzika e performuar live nga DJ të njohur shqiptarë dhe të huaj.

Arratisuni nga përditësia dhe bashkohuni me Lova Fest në peizazhin mahnitës të plazhit të Livadhit, për të jetuar një fundjavë me adrenalinë, ku mund të shijoni një turizëm aktiv dhe të zbuloni më shumë rreth kulturës, trashëgimisë, shijes së mirë të gatimeve shqiptare.

Bëhuni pjesë e aktiviteteve sportive të Lova Fest 2023, si hedhje me parashutë, sërf, ngjitje në shkëmbinj, joga dhe meditim në ajër të pastër, shëtitje me varkë me vela, me kajak, shëtitje me biçikletë e shumë aktivitete tjera që zgjojnë shpirtin dhe të mbushin me entuziazëm për jetën.

🎫 Tickets available at www.lovafest.com / www.myticket.al / www.gowild.al / www.rave-travel.com / www.enterevents.al

Shpërndaje në: