Parada e makinave Retro në shëtitoren e Sarandës

Rikthehen emocionet dhe pasioni për automjetet klasike dhe të shndritshme Retro! Buzë shëtitores së Sarandës dhe në rrugët kryesore të qytetit do të zbarkojnë veturat dhe motoçikletat Retro, të mërkurën më 24 Prill, në një panair të hapur buzë Jonit.

Retro Car Parade vjen në qytetin bregdetar të Sarandës për të sjellë një dozë të vërtetë të nostalgjisë dhe admirimi. Ndërsa sezoni turistik në det po afron bashkë me automomjetet klasike vizitorët e shumtë që janë ndalur në Sarandë, do të shijojnë edhe një koncert me muzikë të zgjedhur “Old Scool”.

Pjesëmarrësit do të prezantojnë makinat e tyre të ndryshme të vintage-s. Një pasqyrë e vërtetë e historisë së automobilizmit, kjo paradë do të jetë një festë për sytë dhe shpirtin. Nëse jeni një entuziast i makinave klasike ose thjesht dëshironi të shijoni një përvojë unike, kjo është ngjarja për ju!

Jo vetëm që do të keni mundësinë të shikoni nga afër makinat e mahnitshme, por gjithashtu do të keni rastin të takoni pronarët e tyre, të dëgjoni historitë e tyre të udhëtimeve dhe të ndani pasionin për automobilizmin klasik.

Bashkohuni me ne në Retro Car Parade dhe përjetoni emocionin e kthimit në kohë në një qytet magjik bregdetar si Saranda.

Jetoni spektaklin në skenën e hapur të Sarandës, që aplikacioni TEA ua sugjeron këtë mesjavë.

Shpërndaje në: