Fundjavë elektrizuese anës Bunës

Zona përreth lumit të bukur Buna dhe Liqenit të Shkodrës pritet të shndërrohet në një arenë festie fundjavën e 20-21 majit, nën tingujt e muzikës elektronike.

Artistë vendas dhe të huaj do të performojnë live njëri pas tjetrit në skenën e improvizuar, duke krijuar një atmosferë të magjishme në natyrë, për mijëra qytetarë vendas e të huaj që pritet të bashkohen për të festuar.

Në festival do të performojnë muzikën më të pëlqyer të momentit, Dj vendas dhe ndërkombëtarë si Hektor Jubani, Ad Disha, Yass, Tattu, Onloooop, Mr Cool, të cilët pritet të ndezin kryeqendrën e veriut, Shkodrën, në një natë të paharrueshme.

SunFest promovon talentet e rinj të muzikës dhe organizatorët e tij synojnë që ky festival të mbahet çdo vit në maj me qëllim që në tri ditë të festivalit Shkodra të shndërrohet në kryeqendrën e turizmit shqiptar, për të promovuar natyrën e bukur, vlerat e trashëgimisë monumentale, historike dhe kulturore, si dhe operatorët turistikë vendas, të cilët u ofrojnë shërbim vizitorëve vendas e të huaj përgjatë ditëve të festivalit.

 

Shpërndaje në: