FTESË PËR NEGOCIATЁ

PËR OPERATORËT EKONOMIK TË SPECIALIZUARA NË OFRIMIN E  SHËRBIMIT PËR PROÇEDURËN QË DO TË ZHVILLOJË AGJENCIA KOMBËTARE E TURIZMIT ME OBJEKT “SHËRBIM PËR ORGANIZIM  AKTIVITETI  PËR PREZANTIMIN E APLIKACIONIT TEA 2.0.”

Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT) ka si mision kryesor promovimin e produkteve dhe destinacioneve turistike shqiptare në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Në këtë kuadër,  Institucioni ka zhvilluar edhe procedurën për përditësimin e Aplikacionit TEA 2.0 me një mori shërbimesh të reja pranë eventeve duke u shndërruar në një Udhërrëfyes Digjital të Shqipërisë turistike.

Udhërrëfyesja TEA 2.0 me zhvillimet e reja dhe ndërfaqen e saj në Web-in zyrtar të AKT-së, është e aksesueshme jo vetëm nëpërmjet telefonave, po edhe nga cilido që bën kërkime në internet, duke u shndërruar në një guidë të mirëfilltë turistike që do t’ia lehtësojë rrugëtimin drejt zbulimit të destinacioneve turistike të Shqipërisë çdo turisti apo vizitori.

Për ta bërë sa më të arritshëm këtë aplikacion për të gjithë përdoruesit, e shohim si shumë të rëndësishëm prezantimin e zhvillimeve të reja të aplikacionit  në një event, ku të kemi mundësinë e shpalosjes së përmbajtjes dhe risive të tij si një udhërrëfyes personal i kujtdo që e shkarkon aplikacionin TEA| 2.0.

Për këtë arsye, Ju ftojmë të paraqitni ofertën tuaj për organizimin e aktivitetit në datën 12.06.2024 sipas kërkesave teknike të mëposhtme:

Në mbështetje të Neneve 100 – 103 të Ligjit Nr.162/2020 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar”, Neni 5, Paragrafi 2 dhe Shërbimit me Kod 79952100-3 (Shërbime për organizim aktiviteti kulturor) të Shtojcës Nr.2 të VKM-së Nr.768 datë 15.12.2021 “Për përcaktimin e llojeve të shërbimeve sociale dhe shërbimeve të tjera specifike, llojeve të shërbimeve të veçanta, për të cilat mund të rezervohet e drejta e pjesëmarrjes së organizatave në proçedurat e prokurimit public, si dhe rregullave të detajuara për prokurimin e tyre” i ndryshuar , VKM-së Nr.285 datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar, Ligjit nr.93/2015 “Për Turizmin”, i ndryshuar dhe VKM-së nr.298, datë 20.04.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit” i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Turizmit, synon lidhjen e kontratës publike me specifikimet e mëposhtme:

1. PËRSHKRIMI I SHËRBIMIT

Objekti: “Shërbim për organizim  aktiviteti për prezantimin e aplikacionit TEA 2.0.”

 Periudha e Ofrimit të Shërbimit:  Shërbim për organizim  aktiviteti për datën 12.06.2024, pranë Ish-hotel ”Dajti”, Bulevardi ”Dëshmorët e Kombit”, Tiranë

Fondi Limit: 1,500,000 lekë  pa TVSH  (një milion e pesëqind mijë).

Afati Përfundimtar për Paraqitjen e Ofertave: 06.06.2024, Ora 12:00.

Konfirmimet për Vazhdimin e Negociatave: Konfirmimet duhet të vijnë të gjitha të mbyllura në zarf jo transparent, në një ditë të vetme, të firmosura dhe vulosura në emrin dhe adresën e subjektit dhe me shënimin: Mos e hapni, me përjashtim të rasteve kur është i pranishëm komisioni i vlerësimit të ofertave dhe jo përpara datës 06.06.2024, Ora 12:00.

Në rast të kundërt ato do të refuzohen dhe do të kthehen të pa hapura. Oferta ekonomike, duhet të futet në një zarf më vete nga zarfi që do të përmbajë dokumentacionin ligjor dhe vërtetimet e përmbushjes së specifikimeve teknike të shërbimit. Në pjesën e jashtme të zarfit të ofertës ekonomike, duhet të shënohet me shkrim dore me shkronja kapitale “Oferta Ekonomike e Shoqërisë “__________________ ” . Zarfi i ofertës ekonomike duhet të jetë i mbyllur, të mos ketë shenja grisje apo dëmtime sidomos tek pjesa e mbylljes së tij dhe të futet brenda zarfit të dokumentacionit ligjor dhe vërtetimeve të permbushjes së specifikimeve teknike të operatorit. Dokumentacioni i kërkuar, duhet të paraqitet pranë Agjencisë Kombëtare të Turizmit, me adresë si më poshtë:

Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor

Emri: Agjencia Kombëtare e Turizmit

Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta”, pallati Shallvaret 12, Tiranë

Adresa e Internetit: www.akt.gov.al

Gjuha për Hartimin e Ofertave: Shqip

2. SPECIFIKIMET TEKNIKE TË SHËRBIMIT:

Operatori Ekonomik fitues duhet të sigurojë të gjithë elementët e nevojshëm teknikë, logjistikë dhe organizativ për të zhvilluar një event sipas specifikimeve të mëposhtme. Operatori Ekonomik, duhet të marri përsipër sa më poshtë:

Nr. Emërtimi Njësia  Sasia Çmimi/Njësi Çmimi Total
1.  Foltore  Pleksiglas e branduar me Logon e Aplikacionit TEA 2.0; Copë 1
2. Stage (me përmasa 8m x4 m) Panele stage me përmasa 2.04 m x 1.07m me mundësi bashkimi me njëra tjetrën.  Panelet janë me bazë alumini dhe sipërfaqe të parrëshkitshme M 2 32
3. Ekran Led  me rezulucion jo më shumë se 3.9 mm ( për ambient të brendshëm) M 2 96
4.  Strukturë për Led Wall Truss 3m me bazament seksion alumini me 29 cm anët copë 15
5. Tapet një përdorimësh ngjyrë lejla Ml 30
                     Audio
6. Sistem audio i mesëm i pajisur me 6 box me frekuencë (-10 dB) 50 HZ -20 KHZ – 2 mikrofona Wirless 2 mikrofonë Foltore 10mic Konference Copë 1    

                  Ndriçim

7.  Ndricues Led  Arkitektural 18x10WRGBW Copë 40    
8.  Prozhektorë profile me Led me ngjyra të plota, të ofrojë një gamë të plotë ngjyrash Copë 8    
9. Ndriçues me kokë të rrotullueshme Led Wash me burim drite 7×15 W RGBW LEDs me fuqi dalëse 3,500 lumen Copë 16    
10. Struktura për ndriçimin Truss 4 m – seksion alumini me 29 cm anët Copë 4    
11. Mixer ndriçimi 45 fader të motorrizuara dhe mastër i automatizuar me ekran të gjërë 15.6 Copë 1    
12. Sistem përkthimi simultan (kabinë Iso +60 kufje) Shqip Anglisht Copë 1    
13. Përkthyes (Shqip -Anglisht) Person 2    
14. Shërbim kokteil spumante Person 100    
15. Performanca artistike në kategori të ndryshme (muzikë, traditë, sfilatë me veshje tradicionale dhe ekspozitë  me peisazhet e Shqipërisë Turistike nga emrat më të njohur ; Copë 1    
16. CD Player DJ Booth; Copë 1    
17. DJ – 2 vajza. Persona 2    

  

  • KRITERET E PËRGJITHSHME TË PRANIMIT / KUALIFIKIMIT:

Ofertuesi deklaron se:

a) është i regjistruar në regjistrin tregtar sipas legjislacionit të vendit ku ushtron aktivitetin, ose sipas legjislacionit tё posaçёm nё rastin e një organizate jofitimprurëse, ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit, dhe ka statusin aktiv;

b) nuk është në proces falimentimi (status aktiv);

c) nuk është dënuar për ndonjë vepër penale, në përputhje me nenin 76/1 të LPP-së;

ç) personi (personat) që veprojnë si anëtar i organit administrativ, drejtori ose mbikëqyrësi, aksioneri ose ortaku, ose që ka fuqi përfaqësuese, vendimmarrëse ose kontrolluese brenda Operatorit Ekonomik, nuk është i dënuar ose nuk ka qenë i dënuar nga një vendimi i gjykatës i formës së prerë për çdo vepër penale, të përcaktuar në nenin 76/1 të LPP-së;

d) nuk është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në lidhje me veprimtarinë profesionale;

dh nuk ka pagesa pashlyera të taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore, ose ndodhet në një prej kushteve të parashikuara në nenin 76/2 të LPP-së;

e) ka paguar energjinë elektrike dhe plotëson kërkesat që burojnë nga legjislacioni në fuqi. Ky informacion kërkohet për Operatorët Ekonomikë, të cilët operojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

f) nuk është në kushtet e konfliktit të interesit, sipas legjislacionit në fuqi;

g) ushtron veprimtarinë në përputhje me legjislacionin përkatës mjedisor, social dhe të punës;

gj) ka paraqitur një Ofertë të pavarur, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi;

h) kryen aktivitetin në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi.

i) nuk ka në cilësinë e anëtarit të organit të administrimit, drejtues ose mbikëqyrës i atij, aksionar ose ortak, ose me kompetenca përfaqësuese, vendimmarrjeje ose kontrolluese brenda tij persona të cilët janë/kanë qenë në këtë cilësi në një operator ekonomik të përjashtuar nga e drejta për të përfituar fonde publike, me vendim të Agjencisë së Prokurimit Publik, gjatë kohës që ky vendim është në fuqi

Këto kritere duhet të përmbushen me paraqitjen e Formularit Përmbledhës të Vetëdeklarimit të operatorit ekonomikt në ditën e hapjes së Ofertës, sipas Shtojcës 9.

Operatori ekonomik disponon fuqinë punëtore, të nevojshme për ekzekutimin e kontratës, sipas kërkesave të autoritetit/entit kontraktor; Konkretisht, Operatori Ekonomik duhet të provojë se pjesë e stafit të tij janë

  • Fotograf/Videograf;
  • Teknik audio dhe audioviziv;
  • Teknik Ndriçimi;

Për këtë pikë, operatori ekonomik, duhet të vërtetoj që personat e mësipërm janë të siguruar në sistemin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të operatorit ekonomik si punonjës të tij, ose ka lidhur me ta një kontratë shërbimi. Në rastin e kontratës së shërbimit, personat e mësipërm, duhet të jenë të regjistruar pranë QKB-së në cilësinë e personit fizik tregtar ose shoqërisë tregtare për ofrimin e shërbimit të mësipërm (si Fotograf/Videograf Teknik audio dhe audioviziv, Teknik Ndriçimi).

a) Për të provuar kapacitetet financiare dhe ekonomike, operatori ekonomik ofertues duhet të ketë xhiro minimale vjetore të realizuar, për periudhën e 3 (tre) viteve të fundit financiare, (2021-2022-2023) jo më pak se 40% e fondit limit të kontratës që po prokurohet. Kjo kërkesë konsiderohet e përmbushur nëse operatori ekonomik arrin vlerën e xhiros minimale, në të paktën një vit të periudhës së kërkuar.

b) Operatori ekonomik ofertues duhet të këtë realizuar gjatë tri viteve të fundit nga data e shpalljes së njoftimit të kontratës, kontrata të ngjashme në një vlerë jo më pak se 20% të fondit limit.

Lidhur me këtë pikë:

Kur OE ka realizuar kontrata me një ent publik, kërkohen vërtetime të lëshuara nga ky i fundit, për përmbushjen me sukses të kontratës, ku të shënohen vlera, afati i përfundimit të kontratës ose/dhe fatura tatimore të shitjes, të plotësuara sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, ku shënohen datat, shumat dhe sasitë e shërbimeve të realizuara.

Në rastin e përvojës së mëparshme të realizuar me sektorin privat, si dëshmi pranohen vetëm fatura tatimore të shitjes, të plotësuara sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, dhe të deklaruara në organet tatimore, ku shënohen datat, shumat dhe sasitë e sherbimeve të realizuara.

c) Deklaratë për përmbushjen e specifikimeve teknike (sipas formatit bashkëlidhur ), nga subjekti, me të cilën merr përsipër se ka kapacitetet e nevojshme për realizimin e aktivitetit sipas specifikimeve teknike të kërkuar ë ftesën për negociatë.

d) Formularin e Ofertës Ekonomike sipas Shtojcës 1.

Nëse gjuha e përdorur në procedurë është gjuha shqipe, atëherë dokumentet e gjuhës së huaj duhet të shoqërohen nga një përkthim i noterizuar në shqip..

Në rast bashkimi të operatorëve ekonomikë, secili anëtar i grupit duhet të paraqesë Vetëdeklarimin e lartpërmendur.

Në rast se operatori ekonomik ofertues do të mbështetet në kapacitetet e subjekteve të tjera, Vetdeklarimi i lartpërmendur duhet të paraqitet edhe nga subjekti mbështetës.

Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale ose kopje të noterizuara të tyre të lëshuara jo më vonë se 3 (tre) muaj nga data e hapjes së tenderit. Rastet e mos dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumenteve të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

Afati i realizimit të shërbimit do të jetë sipas kërkesave të autoritetit kontraktor duke filluar nga nënshkrimi i kontratës dhe sipas specifikimeve teknike ne Ftesën për Ofertë.

Në ofertën e tij, ofertuesi duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit.

Ofertuesit kanë të drejtë të marrin pjesë në procesin e hapjes së ofertave,  përmes një përfaqësuesi. Përfaqësuesi i Operatorit në procesin e hapjes së ofertave, duhet të jenë pajisur me një dokument të vlefshëm përfaqësimi. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave vlerëson vlefshmërinë e dokumentit të përfaqësimit dhe mban një kopje origjinale të tij. Hapja e Ofertave do të bëhet më datë 06/06/2024 ora 12:00

Oferta ekonomike do të jetë e paraqitur në lekë, pa TVSH.

Dokumentacioni i cituar më lart duhet të jetë i mbyllur në zarf, i vulosur dhe të dorëzohet nga përfaqësuesit e operatoreve ekonomik pjesemarres, zyrtarisht pranë Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zyra e Protokollit, para orës së përcaktuar.

Komisioni nuk do të pranojë asnjë ofertë e cila do të dorëzohet përtej afatit të përcaktuar (Data 06/06/2024 ora 12:00 dhe jo në përputhje me kërkesat e mësipërme.

3. KRITERET E VLERËSIMIT

  1. Dokumentacioni ligjor i paraqitur
  2. Eksperienca e mëparshme e operatorit ekonomik
  3. Cmimi më i ulët, i ofruar nga operatori ekonomik

Vlerësohet me 20 pikë dokumentacioni ligjor i paraqitur

Vlerësohet me 40 pikë eksperienca e mëparshme e operatorit ekonomik

Vlerësohet me 40 pikë çmimi i ofruar nga operatori ekonomik

Kriteret e vlerësimit për shpalljen e kontratës fituese janë vendosur në raport çmim-cilësi dhe janë të lidhura ngushtë me objektin e kontratës, për shërbimet që do të ofrohen në zbatim të asaj kontrate në çdo drejtim, duke përcaktuar shkallën e rëndësisë relative që i jep çdo kriteri të zgjedhur për të përcaktuar ofertën ekonomikisht më të favorshme.

Vendosja e këtyre kritereve garanton mundësinë e konkurrencës efektive dhe shoqëron specifikime, të cilat lejojnë që informacionet e dhëna nga ofertuesit të verifikohen për të vlerësuar nëse ofertat përmbushin kriteret për shpalljen e kontratës fituese.

4. FONDI LIMIT

Fondi Limit për këtë shërbim është në vlerën e  1.500.000 lekë pa tvsh ( një milion e pesëqind mijë)lekë pa tvsh

Jemi në pritje të konfirmimit tuaj për negocim.

Shtojca 1.

(Shtojcë për t’u paraqitur nga operatori ekonomik)

FORMULARI I OFERTËS

Data:

Numri i referencës së procedurës së prokurimit/lotit:

Për: [Operatori Ekonomik shënon emrin e Autoritetit Kontraktor]

Emri i ofertuesit dhe NIPT-i [Operatori Ekonomik shënon emrin e ofertuesit dhe NIPT-in]

Ne, të nënshkruarit, deklarojmë se:

a) Kemi konsultuar dhe nuk kemi asnjë rezervë për Dokumentet e Tenderit të procedurës me objekt:[shënoni objektin e procedurës së prokurimit të publikuar në akt.gov.al ], përfshirë sqarimet dhe Shtojcat e nxjerra.

b) Ne [vendos emrin e Operatorit Ekonomik dhe numrin unik të identifikimit, dhe/ose anëtarët e BOE, nëse është rasti), nuk jemi në të përjashtuar nga e drejta për të fituar kontrata publike dhe jemi në përputhje me kërkesat e kualifikimit dhe kërkesat specifike të kontratës siç specifikohet në njoftimin e kontratës [vendos objektin e procedurës së prokurimit/lotit].

 

c) Ne ofrojmë t’i furnizojmë Autoritetit Kontraktor [vendos emrin e Autoritetit Kontraktor], në përputhje me Dokumentet e Tenderit (shih më poshtë), Shërbimet për  [vendosni CPV-në e procedurës/Lotit përkatës nga Njoftimi i Kontratës të publikuar në akt.gov.al] në përputhje me Ofertën Teknike, me çmimet e renditura në Listën e Çmimeve të Shërbimeve dhe në përputhje me Termat dhe Kushtet e Kontratës, të cilat reflektohen në Dokumentet e Tenderit.

d) Oferta jonë është në përputhje me dokumentet e mëposhtme::

  1. Udhëzimet për Operatorët Ekonomikë;
  2. Njoftimin e Kontrates;
  3. Kriteret e Përzgjedhjes;
  4. Specifikimet teknike, grafikun e realizimit, termat e referencës;
  5. Kushtet e Përgjithshme të Kontratës;
  6. Kushtet e Veçanta të Kontratës;
  7. Listat e Çmimeve të Shërbimeve

e) Çmimi total i Ofertës sonë, pa TVSH, është: ————- [Operatori Ekonomik e vendos në shifra dhe fjalë];

f) Çmimi total i Ofertës sonë, me TVSH, është: ————- [Operatori Ekonomik e vendos në shifra dhe fjalë];

 

Emri i përfaqësuesit të ofertuesit
Nënshkrimi
Vula
Datë _________________

 

Shtojca 9.

FORMULARI PËRMBLEDHËS I VETËDEKLARIMIT

Unë i nënshkruari ______________ në cilësinë e ________________ të operatorit ekonomik _____________________ deklaroj nën përgjegjësinë time të plotë që:

  1. Pjesa I: Informacion në lidhje me Operatorin Ekonomik
Identifikimi Përgjigjja
Emri i operatorit ekonomik:

(Ju lutemi renditni të gjithë operatorët ekonomikë nëse jeni një BOE. Ju lutemi tregoni rolin e operatorit ekonomik në BOE

————————————————–
Numri NIPT/et: —————————————————–
Adresa postare:

Qyteti / qyteti; Kodi postar

——————————————————–
Përfaqësuesi (emri): ———————————————-
Telefoni: ——————————————————-
E-mail: ————————————————————

 

B: DEKLARATË

Për nënkontraktorët dhe subjektet në kapacitetet, e të cilave do të mbështetet Operatori Ekonomik (nëse është e zbatueshme)

Në cilësinë e operatorit ekonomik, deklaroj nën përgjegjësinë time të plotë se:

  • Informacione për nënkontraktorin

 

Emri i nënkontraktorit të propozuar NIPT –i Përqindja e nënkontraktimit Mallrat/ shërbimet e lidhura me to për t’u nënkontraktuar
       
       
       

 

Informacion mbi subjektet mbi kapacitetin, e të cilëve do të mbështetet operatori ekonomik

 

Emri (at) e subjekteve NIPT-i Lloji i kapacitetit për të cilin do të mbështetet operatori ekonomik

 

Specifiko konkretisht kapacitetin/et

 

Pjesa II: Shkaqet e përjashtimit

A: DEKLARATA PËR PËRMBUSHJEN E KRITEREVE TË PËRGJITHSHME TË KUALIFIKIMIT

Deklarata
Operatori ekonomik është i regjistruar në regjistrin tregtar sipas legjislacionit të vendit ku ushtron aktivitetin, ose sipas legjislacionit tё posaçёm nё rastin e një organizate jofitimprurëse, ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit, dhe ka statusin aktiv.

Sqarimenëse vlerësohet e nevojshme ________________________________________________

Operatori ekonomik nuk është dënuar për ndonjë nga veprat penale të parashikuara në nenin 76/1 të LPP-së ose ka qenë i dënuar dhe ka kaluar një periudhë 5-vjeçare nga data e ekzekutimit të dënimit, nëse nuk është përcaktuar një periudhë tjetër nga gjykata, sipas parashikimeve të nenit 76 të LPP-së.

Sqarime nëse  vlerësohet e nevojshme ______________________________________________

Personi / personat në cilësinë e anëtarit të organit administrativ, drejtorit ose mbikëqyrësit, si aksionar ose si ortak, ka ose kompetenca përfaqësuese, vendimmarrëse ose kontrolluese brenda operatorit ekonomik, si më poshtë:

 

etj.

nuk janë të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për ndonjë nga veprat penale të përcaktuara në nenin 76/1 të LPP-së ose kanë qenë të dënuar dhe ka kaluar një periudhë 5-vjeçare nga data e ekzekutimit të dënimit, nëse nuk është përcaktuar një periudhë tjetër nga gjykata, sipas parashikimeve të nenit 76 të LPP-së, etj.

Sqarime nëse vlerësohet e nevojshme ______________________________________________

Operatori ekonomik nuk është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepra që lidhen me veprimtarinë profesionale.

Sqarime nëse vlerësohet e nevojshme _______________________________________________

Operatori ekonomik nuk është në proces falimentimi (statusi aktiv).

Sqarime nëse vlerësohet e nevojshme _______________________________________________

Operatori Ekonomik ka paguar të gjitha detyrimet për taksat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore, sipas legjislacionit në fuqi, ose ndodhet në një nga rastet e parashikuara në nenin 76/2 të LPP-së.

Sqarime nëse vlerësohet e nevojshme _______________________________________________

Operatori ekonomik ka paguar të gjitha detyrimet e energjisë elektrike, për të gjitha adresat e ushtrimit të aktivitetit, sipas legjislacionit përkatës në fuqi.

Ky informacion kërkohet për operatorët ekonomikë, të cilët operojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Sqarime nëse vlerësohet e nevojshme _______________________________________________

Operatori ekonomik ushtron aktivitetin e tij në zbatimin e kërkesave ligjore në fuqi.

Sqarime nëse vlerësohet e nevojshme _______________________________________________

Operatori ekonomik nuk është në listën e operatorëve ekonomikë të ndaluar për të fituar kontrata publike në përputhje me nenin 78 të LPP-së.

Operatori ekonomik nuk ka në cilësinë e anëtarit të organit të administrimit, drejtues ose mbikëqyrës i atij, aksionar ose ortak, ose me kompetenca përfaqësuese, vendimmarrjeje ose kontrolluese brenda tij persona të cilët janë /kanë qenë në këtë cilësi në një operator ekonomik të përjashtuar nga e drejta për të përfituar fonde publike, me vendim të Agjencisë së Prokurimit Publik, gjatë kohës që ky vendim është në fuqi.

Sqarime nëse vlerësohet e nevojshme _______________________________________________

 

B: DEKLARATA “Për Dorëzimin e Ofertave të Pavarura

Ne cilësinë e përfaqësuesit të operatorit ekonomik, në mbështetje të Ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik”, si dhe në mbështetje të Ligjit Nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, bëj këtë deklarim dhe garantoj se deklaratat e mëposhtme janë të vërteta dhe të  plota  në çdo aspekt:

 

1. Unë kam lexuar dhe kuptuar përmbajtjen e kësaj Deklarate;

2. Unë kuptoj që oferta e paraqitur do të s’kualifikohet dhe/ose përjashtohet nga fitimi i kontratave publike, nëse kjo Deklaratë vërtetohet se nuk është e plotë dhe / ose e saktë në çdo aspekt;

3.Unë jam i autorizuar nga Ofertuesi të firmos këtë Deklaratë dhe të paraqes ofertë në interes të Ofertuesit;

4.Çdo person, firma e të cilit shfaqet në dokumentacionin e ofertës, është i autorizuar nga Ofertuesi për të përgatitur dhe për të nënshkruar ofertën në interes të Ofertuesit;

5. Për qëllim të kësaj deklarate dhe ofertës së paraqitur, unë kuptoj që fjala “konkurrentë” nënkupton çdo operator tjetër ekonomik, të ndryshëm nga Ofertuesi, të paraqitur ose jo si bashkim operatorësh ekonomik, që:

a)      paraqesin një ofertë në përgjigje të Njoftimit të Kontratës dhe/ose të Ftesës për Ofertë, të bërë nga Autoriteti Kontraktor;

b)      është një ofertues i mundshëm, i cili bazuar në kualifikimin, aftësitë ose përvojat e tij, mundet të dorëzojë një ofertë në përgjigje, të Njoftimit të Kontratës dhe/ose të Ftesës për Ofertë.

 

6.Ofertuesi deklaron se: (kliko një nga alternativat e mëposhtme):

a)    Ofertuesi ka përgatitur ofertën e tij në mënyrë të pavarur, pa u konsultuar, pa komunikuar dhe pa bërë marrëveshje apo pa rënë dakord me asnjë konkurrent tjetër;

b)   Ofertuesi është konsultuar, ka komunikuar, ka bërë marrëveshje me një ose më shumë konkurrentë në lidhje me këtë procedurë prokurimi. Ofertuesi deklaron se në dokumentet bashkangjitur, në detajet e kësaj oferte, janë përfshirë emrat e konkurrentëve, natyra dhe shkaqet e konsultimit, komunikimit, marrëveshjes apo angazhimit (rasti i bashkimit të operatorëve ekonomikë ose nënkontraktimit).                      

7.Në veçanti, pa kufizuar paragrafët 6. a) dhe 6. b), të përmendur më lart, nuk ka pasur konsultime, komunikime, kontratë apo marrëveshje me ndonjë konkurrent në lidhje me:

a)      çmimet ;

b)      metodat, faktorët ose formulat e përdorura për llogaritjen e çmimit;

c)      qëllimin apo vendimin për të paraqitur apo jo një ofertë; ose,

d)      paraqitjen e një oferte që nuk i plotëson specifikimet e kërkesës për ofertë.

 

8.   Përveç kësaj, nuk ka pasur konsultime, komunikime, marrëveshje apo kontrata me ndonjë konkurrent në lidhje me cilësinë, sasinë, specifikimet apo dërgesa të veçanta të produkteve apo shërbimeve të cilat lidhen me prokurimin në fjalë, përveç se kur janë deklaruar sipas paragrafit të mësipërm 6. b).

 

9.Kushtet e ofertës nuk u janë bërë të njohura dhe as nuk do t’u bëhen të njohura me qëllim nga Ofertuesi konkurrentëve të tjerë, në çdo mënyrë qoftë, para datës dhe kohës së hapjes zyrtare të ofertave, shpalljes fitues dhe lidhjes së kontratës, vetëm nëse kërkohet me ligj ose nëse deklarohen në mënyrë specifike sipas paragrafit 6.b).

C: DEKLARATA “Mbi Konfliktin e Interesit”

Deklarata
Në cilësinë e operatorit ekonomik, ne deklarojmë se jemi të vetëdijshëm për sa vijon:

Konflikti i interesit është një situatë e konfliktit midis detyrës publike dhe interesit privat të një zyrtari, në të cilën ai / ajo ka interesa private direkte ose indirekte që ndikojnë, ose që mund të ndikojë ose që duket se ndikojnë në kryerjen e padrejtë të detyrave dhe detyrimeve publike.

Në përputhje me nenin 21, paragrafi 1, Ligji Nr. 9367, datë 07.04.2005, kategoritë e zyrtarëve siç parashikohen në Kapitullin III, Seksioni II, që janë absolutisht të ndaluara të përfitojnë drejtpërdrejt ose indirekt nga nënshkrimi i kontratave midis një pale dhe institucionit publik janë:

–          Presidenti i Republikës, Kryeministri, Zëvendës Kryeministri, Ministrat, ose Zëvendësministrat, Deputetët, Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Prokurori i Përgjithshëm, Gjyqtarët dhe Prokurorët në nivelin e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Gjykatës së Apelit, Avokati i Popullit, Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, Anëtarët e Enteve Rregullatore (Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, përfshirë Guvernatorin dhe Zëvendësguvernatorin; konkurrenca; telekomunikacioni; energjia elektrike; furnizimi me ujë; sigurimi; bonot; autoritetet e medias), sekretarët e përgjithshëm të institucioneve qendrore si dhe çdo zyrtar publik në çdo institucion publik pozicioni i të cilit është i barabartë me atë të Drejtori i Përgjithshëm, drejtuesit e organeve të administratës publike që nuk janë pjesë e shërbimit civil.

–          Për nëpunësit civilë të nivelit të mesëm, sipas nenit 31 dhe zyrtarët sipas nenit 32 të kreut III, seksionit 2 të këtij ligji, ndalimi në paragrafin 1 të këtij neni, për shkak të interesave private të zyrtarit, siç përcaktohet këtu të zbatohet vetëm në rast të lidhjes së kontratave brenda fushës dhe territorit të institucionit dhe juridiksionit të institucionit, ku punon zyrtari. Ky ndalim do të zbatohet edhe kur pala në kontratë është një institucion varësie.

Kur zyrtari është kryetar bashkie ose nënkryetar i një bashkie ose komune, ose kryetar i një këshilli rajonal, anëtar i këshillit përkatës, ose një zyrtar i lartë i menaxhimit të një njësie të qeverisjes vendore, ndalimi për shkak të interesave private të zyrtarit, specifikuar këtu, do të zbatohet vetëm në rastin e lidhjes së kontratave, nëse ka, me bashkinë, komunën ose rajonin ku zyrtari ushtron një detyrë të tillë. Ky ndalim do të zbatohet gjithashtu kur pala në kontratë është një institucion publik në varësi të kësaj njësie (neni 21, paragrafi 2, Ligji Nr. 9367, datë 07.04.2005).

Ndalimet e parashikuara në nenin 21, paragrafët 1, 2 të Ligjit Nr. 9367, datë 07.04.2005, me përjashtimet përkatëse, do të zbatohen në të njëjtën masë edhe për personat e lidhur me zyrtarin, d.m.th. bashkëshortin, bashkëjetuesin, fëmijët madhorë e prindërit e zyrtarit dhe të bashkëshortit dhe bashkëjetuesit.

Unë jam në dijeni të kërkesave dhe ndalimeve të parashikuara në Ligjin Nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksioneve Publike”, të ndryshuar, dhe aktet nënligjore të miratuara në bazë të tij nga Inspektorati i Lartë i Deklarimi dhe Kontrolli i Pasurive, si dhe Ligji Nr. 162/2020, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”.

Në përputhje me to, unë deklaroj këtu se asnjë zyrtar publik, siç përcaktohet në Kapitullin III, Seksioni II të Ligjit Nr. 9367, datë 07.04.2005, dhe në këtë deklaratë, nuk ka ndonjë interes privat, direkt ose indirekt, me personin juridik që unë përfaqësoj këtu.

 

D: DEKLARATA “Për zbatimin e dispozitave ligjore në marrëdhëniet e punës”

Deklarata
Në cilësinë e operatorit ekonomik, deklaroj nën përgjegjësinë time të plotë se:
·         Operatori ekonomik ________________________garanton mbrojtjen e të drejtës së punësimit dhe profesionit nga çdo formë diskriminimi, të parashikuar nga legjislacioni i punës në fuqi.

·         Operatori ekonomik___________________lidh me punëmarrësit kontratat përkatëse të punës dhe garanton masat në drejtim të sigurisë dhe shëndetit në punë për të Gjithë dhe, në mënyrë të veçantë, për grupet e rrezikuara, bazuar në legjislacionin e punës në fuqi.

·         Operatori ekonomik ________________nuk ka masë Ligjore në fuqi, të vendosur nga Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore (ISHPSHSH). Në rastet kur janë konstatuar shkelje ligjore, operatori ekonomik ka marrë masat e nevojshme për adresimin e tyre, brenda afateve të përcaktuara nga ISHPSHSH.

 

Sqarime nëse vlerësohet e nevojshme ____________________________________________________

Pjesa III Kriteret e Përzgjedhjes/Kualifikimit

A: DEKLARATË “Në përputhje me specifikimet teknike dhe grafikun e realizimit të objektit të kontratës”

Deklarata Përgjigje
Në cilësinë e operatorit ekonomik, ne deklarojmë se plotësojnë të gjitha specifikimet teknike, siç udhëzohet në dokumentet e tenderit, dhe këtë e provojmë përmes certifikatave dhe dokumenteve të paraqitura me këtë deklaratë (nëse kërkohet nga Autoriteti Kontraktor), dhe marrim përsipër të realizojmë objektin në përputhje me Listën e mallrave  dhe grafikun e lëvrimit të përcaktuar nga Autoriteti kontraktor. Po [   ]   Jo [   ]
 

B: DEKLARATË

Për disponimin e punonjësve dhe makinerive të nevojshme (nëse kërkohen)

Deklarata Përgjigje
Në cilësinë e operatorit ekonomik, deklaroj nën përgjegjësinë time të plotë se:

Unë kam punonjësit e nevojshëm si dhe mjetet dhe makineritë për ekzekutimin e kontratës, siç përcaktohet në dokumentet e tenderit, dhe e vërtetoj këtë me dokumentacionin përkatës, të cilin do ta paraqes në kopje origjinale ose të noterizuar nëse fitoj, ose nëse më kërkohen sqarime nga autoriteti kontraktor.

Punonjës

Po [   ]   Jo [   ]

Nëse, po, numri i punonjësve:

 

Profili i punonjësve

_________________________________________

Makineri e mjete

Po [   ]   Jo [   ]

Nëse po, të listohen me të dhënat konkrete:

 

Emri, Mbiemri____________

Firma____________

Vula_________________

Data e dorëzimit të deklaratës ________________

 

Ju lutemi sigurohuni që:

 

  • Secili pjesëmarrës i renditur në një bashkim operatorësh ekonomikë të paraqesë një Formular të veçantë të Vetëdeklarimit.
  • Në rast se, operatori ekonomik ofertues do të mbështetet në kapacitetet e subjekteve të tjera, një Formular i veçantë i Vetëdeklarimit duhet të paraqitet edhe nga subjekti mbështetës.
  • Çdo vetdeklarim i pavërtetë/pasaktë nga ana e operatorëve ekonomikë jo vetëm që përbën shkak për skualifikimin nga procedura konkrete, por përbën shkak dhe për përjashtimin e tyre nga e drejta për të fituar kontrata publike deri në 3 vjet, sipas parashikimeve të ligjit për prokurimin publik.
  • Operatorët ekonomikë që ofertojnë në procedurat e prokurimit të vetdeklarojnë në çdo rast informacionin e saktë që i korrespondon gjendjes së tyre faktike.

Në çdo rast, autoriteti  kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme për vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga operatori ekonomik për sa më sipër

  • Në çdo rast, përpara publikimit të njoftimit të fituesit paraprak dhe nisjes së afateve të ankimit, autoriteti kontraktor duhet t’i kërkojë ofertuesit fitues që të dorëzojë dokumentet provuese për vetëdeklarimet në formularin përmbledhës të vetëdeklarimit, si dhe dokumentet e paraqitura si pjesë e ofertës në rrugë elektronike. Këto dokumente duhet të paraqiten në origjinal ose në kopje të njësuara me origjinalin.
  • Informacioni i pasqyruar në formularin e vetёdeklarimit, i cili gjendet në një bazë të dhënash, ku autoriteti kontraktor mund tё aksesojё direkt këtë informacion dhe /ose dokumentin, duhet të shoqërohet me adresën përkatëse për këtë bazë të dhënash.

 

                      DEKLARATЁ PASQYRIMI ME SPECIFIKIMET TEKNIKE

Deklarata e operatorit ekonomik pjesëmarrës në procedurën e prokurimit që do të zhvillohet në datë 06/06/2024 ora 12:00nga Autoriteti Kontraktor Agjencia Kombëtare e Turizmit me objekt “Shërbim për organizim  aktiviteti për prezantimin e aplikacionit TEA 2.0.” fondi limit 1.500.000 lekë  pa tvsh  (njëmilion e pesëqind mijë ) lekë pa TVSH.

Unë i nënshkruari __________________ me cilësinë ___________ e operatorit ekonomik ___________________ deklaroj nën përgjegjësinë time të plotë se: Ne plotësojmë të gjitha specifikimet teknike të përcaktuara në Ftesën për Negociatë dhe ne e vërtetojmë këtë me certifikata dhe dokumente (nëse kërkohet nga autoriteti kontraktor), të dorëzuara së bashku me këtë deklaratë.

Data e dorëzimit të deklaratës _____________

Firma e ofertuesit ______________

Vula _____________

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: