Festivali “Aventura e fundit e Europës” në Përmet

Aventura e Fundit e Europës është një festival në natyrë, i cili do të zhvillohet në Përmetin e bukur të trëndafilave, në datat 22 – 24 Mars.

Ky festival është një festë e natyrës, aventurës dhe komunitetit, pasi ofron një sërë aktivitetesh si shëtitje, ngjitje shkëmbinjsh, rafting, kajak, kamping si dhe një larmi aktivitetesh tërheqëse për fëmijët.

Festivali “Aventura e Fundit” ndërthur përvojat e ndryshme të përjetimit të aventurës në natyrë bashkë me kulturën lokale, për të promovuar qëndrueshmërinë dhe jetesën e shëndetshme në natyrë.

Pjesëmarrësit në këtë festival do të marrin pjesë në seminare edukative si dhe do të shijojnë koncerte të muzikës live.

Ky aktivitet me fokus turizmin e përgjegjshëm mbështet përpjekjet e bashkisë së qytetit të Përmetit për ruajtjen e mjedisit dhe iniciativat lokale.

Bëhuni gati për një fundjavë të mbushur me sport, konkurrencë, muzikë dhe argëtim pafund, një fundjavë për të krijuar kujtime të paharrueshme.

Shpërndaje në: