Festa e Verës, degustim i verës së Lundrës dhe promovim i turizmit të qëndrueshëm

Në këtë fillim vjeshte aromat dhe shijet më të veçanta do t’i gjeni në një gotë vere, atmosferë dhe shoqëri të mirë.

Vera, reflektimi i varietetit të terrenit dhe klimës, në të cilën rrushi rritet prezanton edhe një herë më së miri potencialin që Shqipëria ofron edhe në degustimin e verës, pijes së shëndetit të mirë.

Festivali i Verës do të bashkojë të gjithë pijedashësit dhe jo vetëm, në një festë të vërtetë me verërat më të mira shqiptare. Festa e Verës, një aktivitet i Bashkisë së Tiranës  shërben për të promovuar traditën e përgatitjes dhe degustimit të verës si dhe nxit turizmin e qëndrueshëm në kryeqytet, si motor i zhvillimit të ekonomisë lokale.

Bashkohuni në festivalin e shijes autentike të verërave shqiptare, në një organizim perfekt pranë natyrës së gjallë të Lundrës, vetëm 10 minuta larg Tiranës, në Kantinën Lundra, pranë fshatit Farkë, në datën 5 tetor.

Me aplikacionin TEA shijoni atmosferën e bukur të eventeve në Shqipëri!

Shpërndaje në: