Emri “Çeço” u zgjodh për festivalin tonë për nder të Heroit dhe luftëtarit shqiptar që luftoi në Gjirokastër gjatë luftës Osmane. Ndikimi i tij ishte i madh, po aq i madh sa besojmë se do të jetë festivali ynë.
Çeço Fest është një festival që do të zhvillohet në Kalanë e Gjirokastrës në partneritet me Ministrinë e Kulturës. Festivali do të jetë në datat, 2 dhe 3 Gusht.Do të jenë 10 artistë pjesëmarrës.Çeço Fest të jetë një Festival me muzikë elektronike, i pari në llojin e tij që do të zhvillohet në kështjellën e qytetit.
Gjatë festivalit do të ketë edhe një ekspozitë me rroba tradicionale, ushqim, fotografi historike dhe një kinema të vogël, ku do të luhen filma për heroin e qytetit. Gjithashtu gjatë performancës së DJ-ve, cirku i qytetit do përformojë shfaqjen e tyre në skenë.
Kalaja e Qytetit është një tërheqje shumë e rëndësishme e qytetit.
Kalaja e Gjirokastrës u ndërtua gjatë shekullit XII dhe ofron të gjitha kërkesat e nevojshme për ta bërë këtë festival me një cilësi të lartë. Në anën e brendshme të kalasë ka një shesh të madh kryesor, një arenë folklorike, banjë publike, siguri private dhe ndriçim të shkëlqyeshëm në çdo zonë dhe mbi të gjitha, ajo ofron një pamje të mrekullueshme të qytetit.
Për ta bërë këtë Festival realitet, ne jemi duke punuar ngushtë me Ministrinë e Kulturës, Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Bashkinë e Gjirokastrës, bizneset vendore dhe agjensitë private në bërjen e ngjarjeve të veçanta.
Çeço Fest është një vizion për të promovuar dhe zhvilluar turizmin dhe vlerat historike të Gjirokastrës.
Do të gdhendet në mendjet tona si “ëndrra e çdo nate vere”