Një aventurë e bukur ju pret nga 25-28 maj, me 80 aktivitete në natyrën e mrekullueshme të fshatit të Borshit, në rivierën shqiptare.
Plot 4 ditë dhe net magjike, me aktivitete sportive, artistike, guida e ture kulturore në monumentet e trashëgimisë sonë, ngjitje në shkëmbinj, dhe peizazhet frymëmbajtëse të brigjeve të Jonit, panaire të shijes dhe produkteve shqiptare dhe muzikë energjike e performuar Live nga 20 artistë të preferuar shqiptarë e ndërkombëtarë të kohës.
Ky festival ndërkombëtar mbërrin në edicionin e tij të gjashtë dhe zgjon interesin e çdo grupmoshe. South Outdoor zbulon brigjet e bukura të rivierës.
Bëhuni pjesë e Festivalit South Outdoor në Borsh, zbuloni shpirtin e rivierës shqiptare!
Në South Outdoor Festival mund të shkoni duke përdorur rrugën e re të Vlorë- Kuç, që ju shkurton kohën. Itinerarin që duhet të përshkoni e keni në vijim.
📍 Nga Tirana për në Borsh në vetëm 3️ orë përmes Vlorë – Kuç.
📍 Nga Tirana për në Borsh në 4️ orë e 15 minuta përmes rrugës Vlorë – Llogara.
📍 Nga Prishtina për në Borsh në vetëm 6 orë.