Berati qyteti plot sharm!

Përse duhet të vizitoni Beratin?
Në Beratin e bukur do të gjeni arkitekturen e veçantë tradicionale. Dritaret janë element mjaft tipik i qytetit të Beratit ku ndryshe njihet dhe si “Qyteti i një mbi një dritareve” 😍 🎯 🇦🇱 Berati është një ndër thesaret më të njohur të Shqipërisë, qyteti plot sharm është i rrethuar nga Tomori dhe Shpiragu, dy nga malet më mitike të Shqipërisë.I ndarë në dy lagje historike, Mangalemi dhe Gorica nga lumi Osum, ku bashkohet përmes urës së gurtë të Goricës.
Qyteti i Beratit është ngritur fillimisht si kështjellë, mbi kodrën shkëmbore me lartësi 187m mbi nivelin e detit, në krahun e djathtë të lumit Osum.
Turizmi është një ndër drejtimet më premtuese të zhvillimit ekonomik të Beratit. Qyteti trashëgon nga e kaluara një varg të gjatë e të pasur vlerash historike, kulturore, etnografike, arkitektonike e të besimeve, të tilla që përbëjnë një potencial të konsiderueshëm për turizmin. Me burimet turistike të qytetit është e mundur që të zhvillohet turizmi familiar dhe ai i organizuar. Në disa zona të rrethit (Tomor) mund të zhvillohet turizmi malor me shumë aspekte brenda tij, si edhe gjuetia, ngjitje mali, çiklizëm, rafting, kayaking. Gjithashtu dhe kalaja mesjetare e Beratit ofron një udhëtim kulturorë me kishat e vjetra të mbushura me ikonografitë e artistëve më të mëdhenj Shqiptarë.

Berati një nga qytetet më magjepës të Shqipërisë 🎯 🇦🇱

Shqipëria është plot me vende magjike, e destinacione të reja për tu vizituar…⏳
Për më shumë, http://albania.al/
Zbuloni Shqipërinë 📍
#VisitAlbania✈️
#AlbaniaGoYourOwnWay
#SmileAlbania😀🇦🇱
#Berat

 

Shpërndaje në: