FTESË PËR NEGOCIATЁ PËR AGJENCITЁ E SPECIALIZUARA / ORGANET E MEDIAVE VIZIVE

Agjencia Kombëtare e Turizmit ka parashikuar të realizojë procedurën me objekt: “Prodhim dhe transmetim të videove promovuese (spote) në kuadër të promovimit të aplikacionit të kalendarit te eventeve kulturore të turizmit”.

Në mbështetje të nenit 7 pika 1/b, të ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, të VKM-së Nr.1195, datë 05.08.2008 “Për blerjen, zhvillimin, prodhimin dhe bashkëprodhimin e programeve ose reklamave për transmetim nga operatorët radioteleviziv ose botim në median e shkruar dhe për kontratat, për kohën e transmetimit, nga organet e administratës shtetërore”, VKM -së nr.298 datë 20.04.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit”, të ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Turizmit  ka planifikuar  të zhvillojë procedurën me objekt “Prodhim dhe  transmetim të videove promovuese (spote) në kuadër të promovimit të aplikacionit të kalendarit te eventeve kulturore të turizmit”.

Objekti: “Prodhim dhe transmetim të videove promovuese (spote) në kuadër të promovimit të aplikacionit të kalendarit te eventeve kulturore të turizmit”

Nevoja për kryerjen e këtij shërbimi:  Prodhim i 3 (tre) video promovuese (spote) në format transmetimi për publikun e gjerë si dhe promovimit në mediat digjitale sipas një plani postimesh organike dhe me pagesë në kanale të ndryshme si Facebook, Instagram, Google, YouTube duke synuar audienca të ndryshme jashtë dhe brenda Shqipërisë për nevoja të aplikacionit TEA.

Periudha e realizimit: 20 (njëzet) ditë nga dita e nënshkrimit të kontratës.

Fondi limit i përcaktuar: 9,935,250 (nëntë milion e nëntëqind e tridhjetë e pesë mijë e dyqind e pesëdhjetë ) lekë pa TVSH.

Afati përfundimtar për paraqitjen e konfirmimeve nga media e shkruar është deri me datë 21/05/2024, ora 11.00, pranë Agjencisë Kombëtare të Turizmit.

Konfirmimet për vazhdimësinë e negociatave: Konfirmimet duhet të vijnë të gjitha në një ditë të vetme, të mbyllura në zarf jo transparent, të firmosur dhe vulosur në emrin dhe adresën e subjektit dhe me shënimin ”Mos e hapni me përjashtim të rasteve kur është i pranishëm komisioni i vlerësimit të ofertave dhe jo përpara datës 21/05/2024, ora 11.00”.

Në rast të kundërt ato do të refuzohen dhe do të kthehen të pa hapura. Oferta ekonomike, (çmimi i ofruar nga operatori ekonomik për këtë shërbim)  duhet të futet detyrimisht në një zarf më vete të mbyllur dhe jo të jetë pjesë e dokumentave të tjera të procedurës (dokumentacionit ligjor dhe vërtëtimeve për përmbushjen e kritereve teknike).  Zarfi i ofertës ekonomike  të futët brenda zarfit të dokumentave të tjera të procedurës.

Rrjedhimisht jeni të lutur të paraqisni pranë Autoritetit kontraktor:

Emri: Agjencia Kombëtare e Turizmit

Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta”, Pallati Shallvaret A/12, Tiranë

Adresa e Internetitwww.akt.gov.al

Në pjesën e jashtme të zarfit duhet të shënohet me shkrim dore me shkronja kapitale dhe të qarta:

1.Në emër të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për ndjekjen e procedurave me objekt “Prodhim dhe transmetim të videove promovuese (spote) në kuadër të promovimit të aplikacionit të kalendarit te eventeve kulturore të turizmit”

2.Mos e hapni me përjashtim të rasteve kur është i pranishëm Komisioni i Vlerësimit të Ofertave dhe jo përpara datës 21/05/2024 ora 11:00

Komisioni nuk do të pranojë asnjë ofertë e cila do të dorëzohet përtej afatit të përcaktuar dhe jo në përputhje me kërkesat e mësipërme.

Gjuha për hartimin e ofertave është: Shqip

TERMAT E REFERENCËS:

QËLLIMI I KËTIJ SHËRBIMI

Aplikacioni “TEA” u krijua dhe iu prezantua publikut ne Maj 2023 për herë të parë, si kalendari digjital i eventeve të turizmit, dhe si një brandim i Shqiperisë turistike, si vend i trashëgimisë kulturore dhe eventeve multi-artistike si nevojë dhe domosdoshmëri e kohëve të revolucionit digjital, për t’iu ardhur në ndihmë turistëve të huaj e shqipëtarë.

Duke qenë një aplikacion i përqendruar tek eventet, çdo zhvillim i ri brenda aplikacionit synon t’i shërbejë eventeve, me qëllim përmirësimin e përvojës së përdoruesit. Duke përmirësuar dhe pasuruar vazhdimisht karakteristikat e aplikacionit, ne synojme qe ti sigurojmë përdoruesve qasje të lehtë në informacion utilitar rreth vendit ku ndodh eventi. Shtimi i shërbimeve të reja do ta shndërrojë TEA-n në një guidë të mirëfilltë turistike. Një paketë e cila i ofron vizitorëve evente, destinacione, shërbime utilitare, informuese, etj, duke paraqitur Shqipërinë Turistike në të gjitha dimensionet e saja. Kjo strategji proaktive e zhvillimit kontribuon në maksimizimin e vlerës që përdoruesit fitojnë nga angazhimi i tyre në aplikacionin TEA – Udhërrëfyes Digjital.

Në një kohë kur teknologjia digjitalizuese po përditëson pamjen e botës sonë, promovimi i një aplikacioni digjital, siç është aplikacioni TEA, nuk është vetëm një mundësi, por një detyrë e madhe dhe një privilegj i jashtëzakonshëm. Në këtë atmosferë të zjarrtë konkurrence dhe inovacioni, përdorimi i kanaleve te komunikimit digjital për të përhapur shpirtin dhe vizionin e aplikacionit TEA përfaqëson një hap monumental drejt arritjes së një udhëtimi të paharruar drejt suksesit.

Arsyeja pse promovimi në kanalet e komunikimit digjital është kritik për aplikacionin TEA është e qartë: në një epokë ku të dhënat janë mbret, audiencat digjitale janë jashtëzakonisht të lidhura dhe të gatshme për t’u angazhuar me përmbajtjen e duhur dhe inovative. Nëpërmjet shfrytëzimit të platformave digjitale, aplikacioni TEA ka mundësinë për të kapur vëmendjen e një numri të gjerë audiencash, duke u afruar me ta, në mënyra të personalizuara dhe emocionuese. Kjo jo vetëm që e fuqizon brandin e aplikacionit TEA në sytë e përdoruesve potencialë, turistë vendas dhe të huaj, por gjithashtu krijon një lidhje të fortë dhe afektive me ta.

Vend të rëndësishëm duhet t’i kushtohet promovimit të vazhdueshëm të shërbimeve të reja brenda aplikacionit TEA nëpërmjet komunikimit në kanalet digjitale. Promovimi digjital i aplikacionit TEA, duhet të konceptohet jo vetëm për ndërgjegjësimin e publikut të gjerë rreth TEA por edhe arritjen e një numri të caktuar shkarkimesh. Objektivat janë të qarta:

–           Promovimi i shkarkimit të aplikacionit TEA nga publiku i gjerë

–           Promovimi i karakteristikave të aplikacionit & ndërgjegjësimi për të rritur përdorimin e tij

Për të arritur këto objektiva duhet të realizohet promovimi i aplikacionit  TEA-n në kanale të ndryshme digjitale që sigurojnë audiencë maksimale brenda dhe jashtë Shqiperise duke ofruar shërbimet e mëposhtme.

1. Prodhimin e 3 (tre) videove promovuese (spote) në format transmetimi për publikun e gjerë.

2. Promovim në mediat digjitale sipas një plani postimesh organike dhe me pagesë në kanale të ndryshme si Facebook, Instagram, Google, YouTube duke synuar audienca të ndryshme jashtë dhe brenda Shqipërisë.

PËRSHKRIMI I SHËRBIMEVE

1. Prodhimi i tre videove promovuese (spote) në format transmetimi për publikun e gjërë

Videot promovuese (spote) duhet të përmbajnë në fokus të përgjithshëm, përdorimin e Aplikacionit të dedikuar zhvillimit të turizmit dhe prezantimit në formën e një kalendari të eventeve kulturore, shërbimeve utilitare dhe informacionit të nevojshëm që mund t’i shërbejë një turisti kur viziton Shqipërinë. Këto video duhet të realizohen në përputhje me standardet dhe teknikat më të avancuara të filmimeve të kësaj natyre dhe duhet të jenë të përshtatshme për formatin e transmetimit Full HD. Videot duhet të nxjerrin në pah avantazhet e përdorimit të aplikacionit dhe duhet të kenë këto karakteristika:

  • Të kenë disa skena me qëllim promovimin por edhe shpjegimin e karakteristikave të aplikacionit;
  • Të jenë një kombinim midis xhirimeve të ndryshme dhe elementeve grafik të animuar;
  • Muzikë, Audio/narracion shoqërues me copyright;
  • Të jenë në formatin MPEG 2 me CBR 35 dhe H 264 me CBR 35, me rezolucione 16 * 9 (1920 x 1080 px) dhe 9 x 16 (1080 x 1920);
  • Kohëzgjatja: jo me e vogel se 15 sekonda duke ju përshtatur formateve të kërkuara për postimet në mediat digjitale, (postime dhe story ne facebook dhe instagram, google ads, youtube).

Operatori duhet të marrë përsipër për secilin spot:

  • Përpara përgatitjes së videove operatori ekonomik duhet të prezantojë një ide nëpërmjet një ‘storyboard’, i cili duhet të ketë në përmbajte ideimin dhe krijimin dhe skenarin për cdo video;
  • Para nisjes së prodhimit të spoteve regjisori duhet të prezantojë të gjitha elementet kreative të nevojshme për prodhimin e videove;
  • Regjistrimin, pastrimin dhe montimin e zërit narrativ;
  • Shoqërimin e zërit me muzikë dhe efekte të tjera audio;
  • Muzika duhet të jetë origjinale ose e shoqëruar me të drejtat e përdorimit;
  • Renderizimin e videove në format të gatshëm për përdorim MPEG 2 me CBR 35 dhe H 264 me CBR 35, me rezolucione 16 * 9 (1920 x 1080 px) dhe 9 x 16 (1080 x 1920);
  • Dorëzimin e videove në 3 DVD, në format origjinal të pa konvertuar.

2. Promovim në mediat digjitale sipas një plani postimesh organike dhe me pagesë në kanale të ndryshme si Facebook, Instagram, Google dhe Youtube duke synuar audienca specifike jashtë dhe brenda Shqipërisë.

Në fokus të fushatave promovuese do të jenë veçanërisht mesazhet për prezantimin e aplikacionit TEA si një udhërrëfyes digjital dhe thirrja për ta shkarkuar atë. Shërbimet e kërkuara janë:

  • Konceptim kreativ dhe planifikim editorial per fushatat promovuese te aplikacionit TEA duke ofruar:
    • Konceptimin kreativ të fushatave promovuese të aplikacionit TEA në kanalet digjitale përmes postimeve dhe publikimeve për aplikacionin si dhe promovimin e kalendarit të eventeve me qëllim informimin e publikut të gjerë brenda dhe jashtë Shqipërisë.
    • Zbatimin e një plani editorial për postimet ne Mediat Sociale (Instagram, Facebook) ku të përfshihen propozimet mujore për postimet organike, në formë vizuale, me mbishkrimet përkatëse dhe linjën e dizajnit në përputhje me udhezimet vizuale të aplikacionit TEA.
  • Promovim me pagesë nëpërmjet postimeve në platformat META (sponsored ads) duke përdorur objektiva të ndryshme për audienca të synuara specifike si brenda dhe jashtë vendit;
  • Publikime me pagesë nëpërmjet publikimeve në Google Display Netëork (sponsored ads) duke përdorur vizuale në format imazhe ose GIF për të tërhequr vëmendje e audiencës të synuar dhe të kategorizuar sipas preferencave, interesave, ndërveprimeve, vendodhjes, moshës, gjinisë etj;
  • Monitorim dhe raportim të parametrave të komunikimit digjital sipas ecurisë së fushatave në Facebook; Instagram dhe Google. Gjithashtu duhet të bëhet dorëzimi i raporteve periodike mujore të ecurisë së fushatave sipas një formati raportimi të aprovuar më përpara ku të përfshihen të dhena si numri i shkarkimeve, numri i klikimeve, shikimeve, shpërndarja gjeografike e përdoruesve të aplikacionit.

PËRSHKRIM I DETAJUAR SI MË POSHTË:

  EMËRTIMI PËRSHKRIMI NJËSIA SASIA
 

 

       
1 Prodhimin e 3 (tre) videove promovuese në format transmetimi për publikun e gjërë Prodhimi i videove promovuese (spote) duhet të përfshijë:

-Konceptimin kreativ duke e ilustruar me një ‘storyboard’, i cili duhet të ketë në përmbajte ideimin, krijimin dhe skenarin për çdo video;

-Përqasjen regjizoriale duke siguruar që me anë të skenave videografike dhe elementëve grafik të animuar të  bëhet promovimi por edhe shpjegimi i detajuar i  karakteristikave të aplikacionit;

-Muzikë, Audio/narracion shoqërues sipas skenarit të aprovuar dhe shoqëruar me të drejta përdorimi;

-Realizimin/Renderizimin në formatin MPEG 2 me CBR 35 dhe H 264 me CBR 35, me rezolucion 16 * 9 (1920 x 1080 px) dhe 9 x 16 (1080 x 1920);

-Kohëzgjatja: jo më e vogël se 15 sekonda duke ju përshtatur formateve të kërkuara për postimet digjitale.

Copë 3
2 Promovimin në Mediat Sociale sipas një plani postimesh organike dhe me pagesë (Sponsored Ads) Promovimi në Mediat Sociale duhet të përfshijë:

-Konceptimi i fushatave promovuese për aplikacionin TEA që do të pasqyrohen në faqet zyrtare të rrjeteve sociale të AKT-së, në Instagram & Facebook & Tik Tok;

-Shërbim design për të gjitha materialet informuese e promovuese;

-Postime promovuese me pagesë (sponsored ads) në platformën META duke përdorur objektiva të ndryshme për audienca të synuara brenda dhe jashtë vendit.

 

-Plan editorial për postimet në Mediat Sociale (Instagram, Facebook) ku të përfshihen propozimet mujore për postimet organike, në formë vizuale, me mbishkrimet përkatëse dhe linjën e dizajnit në përputhje me udhëzimet vizuale të aplikacionit TEA.

 

 

 

 

 

Nr. Postimesh promovuese me pagesë në 5 muaj

 

 

 

 

 

 

 

Nr. Postimesh Organike në 5 muaj

 

 

 

 

 

 

 

25

 

 

 

 

 

 

 

 

 

60

 

 

 

 

(2.a) Promovimin nëpërmjet Publikimeve të sponsorizuara në Google Display Network (Sponsored Ads) Promovimi ne Google Display Network duhet të përfshijë:

-Krijimin dhe design të publikimeve në formate të ndryshme vizuale si imazhe ose GIF sipas standarteve të lejuara nga platforma Google Display Network;

-Publikime të sponsorizuara (sponsored ads) me qëllim promovimin e aplikacionit TEA dhe shkarkimin e tij duke kategorizuar audiencën e synuar sipas preferencave, interesave, ndërveprimeve, vendodhjes, moshës, gjinisë etj.

Nr. Publikimesh në 5 muaj 30
(2.b) Monitorimin dhe raportimin e fushatave promovuese në kanalet digjitale Monitorim dhe raportim të komunikimit digjital në kanalet si Facebook, Instagram, Tik Tok dhe  Google.

Përgatitja dhe dorëzimi i raporteve mujore të ecurisë së fushatave.

Muaj 5

 

OE duhet të sigurojë të gjithë infrastrukturën e nevojshme për realizimin e shërbimeve të mësipërme të prodhimit të videove promovuese dhe promovimin e aplikacionit TEA nëpërmjet fushatave promovuese në kanalet e komunikimit digjital.

*INFORMACION DHE KËRKESA SPECIFIKE LIDHUR ME OPERATORIN EKONOMIK:

  1. KRITERET E PËRGJITHSHME TË PRANIMIT / KUALIFIKIMIT:

Ofertuesi deklaron se:

a) është i regjistruar në regjistrin tregtar sipas legjislacionit të vendit ku ushtron aktivitetin, ose sipas legjislacionit tё posaçёm nё rastin e një organizate jofitimprurëse, ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit, dhe ka statusin aktiv;

b) nuk është në proces falimentimi (status aktiv);

c) nuk është dënuar për ndonjë vepër penale, në përputhje me nenin 76/1 të LPP-së;

ç) personi (personat) që veprojnë si anëtar i organit administrativ, drejtori ose mbikëqyrësi, aksioneri ose ortaku, ose që ka fuqi përfaqësuese, vendimmarrëse ose kontrolluese brenda Operatorit Ekonomik, nuk është i dënuar ose nuk ka qenë i dënuar nga një vendimi i gjykatës i formës së prerë për çdo vepër penale, të përcaktuar në nenin 76/1 të LPP-së;

d) nuk është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në lidhje me veprimtarinë profesionale;

dh nuk ka pagesa pashlyera të taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore, ose ndodhet në një prej kushteve të parashikuara në nenin 76/2 të LPP-së;

e) ka paguar energjinë elektrike dhe plotëson kërkesat që burojnë nga legjislacioni në fuqi. Ky informacion kërkohet për Operatorët Ekonomikë, të cilët operojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

f) nuk është në kushtet e konfliktit të interesit, sipas legjislacionit në fuqi;

g) ushtron veprimtarinë në përputhje me legjislacionin përkatës mjedisor, social dhe të punës;

gj) ka paraqitur një Ofertë të pavarur, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi;

h) kryen aktivitetin në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi.

i) nuk ka në cilësinë e anëtarit të organit të administrimit, drejtues ose mbikëqyrës i atij, aksionar ose ortak, ose me kompetenca përfaqësuese, vendimmarrjeje ose kontrolluese brenda tij persona të cilët janë/kanë qenë në këtë cilësi në një operator ekonomik të përjashtuar nga e drejta për të përfituar fonde publike, me vendim të Agjencisë së Prokurimit Publik, gjatë kohës që ky vendim është në fuqi

Nëse gjuha e përdorur në procedurë është gjuha shqipe, atëherë dokumentet e gjuhës së huaj duhet të shoqërohen nga një përkthim i noterizuar në shqip.

Këto kritere duhet të përmbushen me paraqitjen e Formularit Përmbledhës të Vetëdeklarimit të operatorit ekonomikt në ditën e hapjes së Ofertës, sipas Shtojcës 9.

Në rast bashkimi të operatorëve ekonomikë, secili anëtar i grupit duhet të paraqesë Vetëdeklarimin e lartpërmendur.

Në rast se operatori ekonomik ofertues do të mbështetet në kapacitetet e subjekteve të tjera, Vetdeklarimi i lartpërmendur duhet të paraqitet edhe nga subjekti mbështetës.

2. KRITERET E VEÇANTA TË KUALIFIKIMIT:

  1. Ofertuesi duhet të paraqesë:

Formulari i Ofertës Ekonomike duhet të përfshijë:

a) Formulari i Ofertës sipas shtojcës 1;

b) Plani i shpërndarjes (përmbajtja vizuale dhe sponsorizimeve për promovimin e aplikacionit TEA);

c) Formularin Përmbledhës të Vetëdeklarimit, sipas shtojcës 9

d) Sigurimin e Ofertës, sipas Shtojcës 3;

e) Vërtetim llogarie bankare (IBAN).

2.1 Kapaciteti ekonomik dhe financiar:

Për të provuar kapacitetet financiare dhe ekonomike, operatori ekonomik ofertues duhet të ketë xhiro minimale vjetore të realizuar, për periudhën e 3 (tre) viteve të fundit financiare, (2021-2022-2023) jo më pak se 40% e fondit limit të kontratës që po prokurohet. Kjo kërkesë konsiderohet e përmbushur nëse operatori ekonomik arrin vlerën e xhiros minimale, në të paktën një vit të periudhës së kërkuar.

Operatori ekonomik duhet të paraqesë kopje të çertifikuara të bilancit për periudhën e viteve 2022-2023 të deklaruara pranë autoriteteve përkatëse tatimore.

2.2 Kapaciteti teknik:

Operatori ekonomik ofertues duhet të këtë realizuar gjatë tri viteve të fundit nga data e shpalljes së njoftimit të kontratës, kontrata të ngjashme në një vlerë jo më pak se 20% të fondit limit.

Lidhur me këtë pikë:

Kur OE ka realizuar kontrata me një ent publik, kërkohen vërtetime të lëshuara nga ky i fundit, për përmbushjen me sukses të kontratës, ku të shënohen vlera, afati i përfundimit të kontratës ose/dhe fatura tatimore të shitjes, të plotësuara sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, ku shënohen datat, shumat dhe sasitë e shërbimeve të realizuara.

Në rastin e përvojës së mëparshme të realizuar me sektorin privat, si dëshmi pranohen vetëm fatura tatimore të shitjes, të plotësuara sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, dhe të deklaruara në organet tatimore, ku shënohen datat, shumat dhe sasitë e sherbimeve të realizuara.

-Deklaratë për përmbushjen e specifikimeve teknike (sipas formatit bashkëlidhur ), nga subjekti, me të cilën merr përsipër se ka kapacitetet e nevojshme për të konceptuar, realizuar dhe siguruar prodhimin e spoteve dhe promovimin e tyre.

PERSONELI KRYESOR:

Operatori ekonomik duhet të disponojë personelin kryesor të nevojshëm për të zbatuar objektin e procedurës, e konkretisht :

a) Të ketë të punesuar një personel prej jo më pak se 5 (pesë) personash për periudhën Tetor 2023- Mars 2024.

b) Të ketë të punësuar minimumi 1 (një) dizenjues grafik, diplomuar ose të çertifkuar për dizajn/art grafik ose film, post produksion, montazh dhe të ketë qënë pjesë e stafit në periudhën Tetor 2023-Mars 2024.

c) Operatori ekonomik duhet te ketë të punësuar të paktën 1 (një) agjent publiciteti të specializuar, me diplomë për administrim biznesi, ekonomik, marketing ose shkenca komunikimi dhe pjesë e stafit në periudhën Tetor 2023-Mars 2024.

d.Operatori ekonomik duhet të paraqesë të gjitha diplomat ose çertifikatat përkatëse të personelit të përfshirë në projekt.

e.Për të vërtetuar punësimin e personelit të sipërpërmendur, operatori ekonomik duhet të paraqesë listëpagesat e çertifikuara, për periudhën Tetor 2023-Mars 2024.

Të gjithë dokumentet duhet të jenë origjinale ose kopje të noterizuara të tyre të lëshuara jo më vonë se 3 (tre) muaj nga data e hapjes së tenderit. Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumenteve të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

Afati i realizimit të shërbimit do të jetë sipas kërkesave të autoritetit kontraktor duke filluar nga nënshkrimi i kontratës dhe sipas specifikimeve teknike në Ftesën për Negociatë.

Në ofertën e tij, ofertuesi duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit.

Përzgjedhja e ofertave do të bëhët sipas pikës nr.7 dhe 12 të VKM-së nr.1195 datë 05.08.2018.

KRITERET E VLERËSIMIT:

–  Përvoja të mëparshme dhe dokumentacioni ligjor i dorëzuar nga organet e masmedias

– Stafi/personeli që do të angazhohet për realizimin e shërbimit

– Çmimi më i ulët i ofruar nga organi i masmedias

Vlerësohet me 50 pikë dokumentacioni tekniko ligjor i paraqitur, si më poshtë:

– 30 pikë përvoja të mëparshme dhe dokumentacioni ligjor i dorëzuar nga organet e masmedias;

– 20 pikë stafi/personeli që do të angazhohet për realizimin e shërbimit.

Vlerësohet me 50 pikë oferta më e ulët ekonomike e operatorit. Oferta ekonomike do të jetë e paraqitur në lekë pa TVSH.

Ofertuesit kanë të drejtë të marrin pjesë në procesin e hapjes së ofertave, si përfaqësues ose persona të autorizuar.

Ofertat duhet të jenë të vulosura në zarf, të mbyllura dhe do të dorëzohen nga përfaqësuesit e kompanive zyrtarisht pranë Agjencisë Kombëtare të Turizmit,  Zyra e Protokollit  me adresë si më poshtë:

Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor

Emri: Agjencia Kombëtare e Turizmit

Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta”, pallati Shallvaret 12, Tiranë

Adresa e Internetit: www.akt.gov.al

Komisioni nuk do të pranojë asnjë ofertë e cila do të dorëzohet përtej afatit dhe jo në përputhje me kërkesat e mësipërme.

Këtë ftesë për negociata mund ta gjeni edhe në faqen e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, në adresën www.akt.gov.al

Ne jemi në pritje të konfirmimit tuaj për negociata.

Shtojca 1

(Shtojcë për t’u paraqitur nga operatori ekonomik)

FORMULARI I OFERTËS

Data:

Numri i referencës së procedurës së prokurimit/lotit:

Për: [Operatori Ekonomik shënon emrin e Autoritetit Kontraktor]

Emri i ofertuesit dhe NIPT-i [Operatori Ekonomik shënon emrin e ofertuesit dhe NIPT-in]

Ne, të nënshkruarit, deklarojmë se:

a) Kemi konsultuar dhe nuk kemi asnjë rezervë për Dokumentet e Tenderit të procedurës me objekt:[shënoni objektin e procedurës së prokurimit të publikuar në akt.gov.al ], përfshirë sqarimet dhe Shtojcat e nxjerra.

b) Ne [vendos emrin e Operatorit Ekonomik dhe numrin unik të identifikimit, dhe/ose anëtarët e BOE, nëse është rasti), nuk jemi në të përjashtuar nga e drejta për të fituar kontrata publike dhe jemi në përputhje me kërkesat e kualifikimit dhe kërkesat specifike të kontratës siç specifikohet në njoftimin e kontratës [vendos objektin e procedurës së prokurimit/lotit].

c) Ne ofrojmë t’i furnizojmë Autoritetit Kontraktor [vendos emrin e Autoritetit Kontraktor], në përputhje me Dokumentet e Tenderit (shih më poshtë), Shërbimet për  [vendosni CPV-në e procedurës/Lotit përkatës nga Njoftimi i Kontratës të publikuar në akt.gov.al] në përputhje me Ofertën Teknike, me çmimet e renditura në Listën e Çmimeve të Shërbimeve dhe në përputhje me Termat dhe Kushtet e Kontratës, të cilat reflektohen në Dokumentet e Tenderit.

d) Oferta jonë është në përputhje me dokumentet e mëposhtme::

  1. Udhëzimet për Operatorët Ekonomikë;
  2. Njoftimin e Kontrates;
  3. Kriteret e Përzgjedhjes;
  4. Specifikimet teknike, grafikun e realizimit, termat e referencës;
  5. Kushtet e Përgjithshme të Kontratës;
  6. Kushtet e Veçanta të Kontratës;
  7. Listat e Çmimeve të Shërbimeve.

e) Çmimi total i Ofertës sonë, pa TVSH, është: ————- [Operatori Ekonomik e vendos në shifra dhe fjalë];

f) Çmimi total i Ofertës sonë, me TVSH, është: ————- [Operatori Ekonomik e vendos në shifra dhe fjalë];

Emri i përfaqësuesit të ofertuesit
Nënshkrimi
Vula
Datë _________________

Shtojca 9.

 FORMULARI PËRMBLEDHËS I VETËDEKLARIMIT

 Unë i nënshkruari ______________ në cilësinë e ________________ të operatorit ekonomik _____________________ deklaroj nën përgjegjësinë time të plotë që:

A. Pjesa I: Informacion në lidhje me Operatorin Ekonomik

Identifikimi Përgjigjja
Emri i operatorit ekonomik:

(Ju lutemi renditni të gjithë operatorët ekonomikë nëse jeni një BOE. Ju lutemi tregoni rolin e operatorit ekonomik në BOE

————————————————-
Numri NIPT/et: ————————————————-
Adresa postare:

Qyteti / qyteti; Kodi postar

————————————————-
Përfaqësuesi (emri): ———————————————-
Telefoni: ————————————————-
E-mail: ————————————————-

B: DEKLARATË

Për nënkontraktorët dhe subjektet në kapacitetet, e të cilave do të mbështetet Operatori Ekonomik (nëse është e zbatueshme)

Në cilësinë e operatorit ekonomik, deklaroj nën përgjegjësinë time të plotë se:

  • Informacione për nënkontraktorin
Emri i nënkontraktorit të propozuar NIPT –i Përqindja e nënkontraktimit Mallrat/ shërbimet e lidhura me to për t’u nënkontraktuar
       
       
       
  • Informacion mbi subjektet mbi kapacitetin, e të cilëve do të mbështetet operatori ekonomik
Emri (at) e subjekteve NIPT-i Lloji i kapacitetit për të cilin do të mbështetet operatori ekonomik

 

Specifiko konkretisht kapacitetin/et

Pjesa II: Shkaqet e përjashtimit

A: DEKLARATA PËR PËRMBUSHJEN E KRITEREVE TË PËRGJITHSHME TË KUALIFIKIMIT

Deklarata
Operatori ekonomik është i regjistruar në regjistrin tregtar sipas legjislacionit të vendit ku ushtron aktivitetin, ose sipas legjislacionit tё posaçёm nё rastin e një organizate jofitimprurëse, ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit, dhe ka statusin aktiv.

Sqarimenëse vlerësohet e nevojshme __________________________________

Operatori ekonomik nuk është dënuar për ndonjë nga veprat penale të parashikuara në nenin 76/1 të LPP-së ose ka qenë i dënuar dhe ka kaluar një periudhë 5-vjeçare nga data e ekzekutimit të dënimit, nëse nuk është përcaktuar një periudhë tjetër nga gjykata, sipas parashikimeve të nenit 76 të LPP-së.

Sqarime nëse  vlerësohet e nevojshme_____________________________________

Personi / personat në cilësinë e anëtarit të organit administrativ, drejtorit ose mbikëqyrësit, si aksionar ose si ortak, ka ose kompetenca përfaqësuese, vendimmarrëse ose kontrolluese brenda operatorit ekonomik, si më poshtë:

_______________________________________________________________

etj.

nuk janë të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për ndonjë nga veprat penale të përcaktuara në nenin 76/1 të LPP-së ose kanë qenë të dënuar dhe ka kaluar një periudhë 5-vjeçare nga data e ekzekutimit të dënimit, nëse nuk është përcaktuar një periudhë tjetër nga gjykata, sipas parashikimeve të nenit 76 të LPP-së, etj.

Sqarime nëse vlerësohet e nevojshme ______________________________________

Operatori ekonomik nuk është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepra që lidhen me veprimtarinë profesionale.

Sqarime nëse vlerësohet e nevojshme ______________________________________

Operatori ekonomik nuk është në proces falimentimi (statusi aktiv).

Sqarime nëse vlerësohet e nevojshme ______________________________________

Operatori Ekonomik ka paguar të gjitha detyrimet për taksat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore, sipas legjislacionit në fuqi, ose ndodhet në një nga rastet e parashikuara në nenin 76/2 të LPP-së.

Sqarime nëse vlerësohet e nevojshme _____________________________________

Operatori ekonomik ka paguar të gjitha detyrimet e energjisë elektrike, për të gjitha adresat e ushtrimit të aktivitetit, sipas legjislacionit përkatës në fuqi.

Ky informacion kërkohet për operatorët ekonomikë, të cilët operojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Sqarime nëse vlerësohet e nevojshme __________________________________________

Operatori ekonomik ushtron aktivitetin e tij në zbatimin e kërkesave ligjore në fuqi.

Sqarime nëse vlerësohet e nevojshme _________________________________________

Operatori ekonomik nuk është në listën e operatorëve ekonomikë të ndaluar për të fituar kontrata publike në përputhje me nenin 78 të LPP-së.

Operatori ekonomik nuk ka në cilësinë e anëtarit të organit të administrimit, drejtues ose mbikëqyrës i atij, aksionar ose ortak, ose me kompetenca përfaqësuese, vendimmarrjeje ose kontrolluese brenda tij persona të cilët janë /kanë qenë në këtë cilësi në një operator ekonomik të përjashtuar nga e drejta për të përfituar fonde publike, me vendim të Agjencisë së Prokurimit Publik, gjatë kohës që ky vendim është në fuqi.

Sqarime nëse vlerësohet e nevojshme _____________________________________________

B: DEKLARATA “Për Dorëzimin e Ofertave të Pavarura”

Ne cilësinë e përfaqësuesit të operatorit ekonomik, në mbështetje të Ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik”, si dhe në mbështetje të Ligjit Nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, bëj këtë deklarim dhe garantoj se deklaratat e mëposhtme janë të vërteta dhe të  plota  në çdo aspekt:

1. Unë kam lexuar dhe kuptuar përmbajtjen e kësaj Deklarate;

2. Unë kuptoj që oferta e paraqitur do të s’kualifikohet dhe/ose përjashtohet nga fitimi i kontratave publike, nëse kjo Deklaratë vërtetohet se nuk është e plotë dhe / ose e saktë në çdo aspekt;

3. Unë jam i autorizuar nga Ofertuesi të firmos këtë Deklaratë dhe të paraqes ofertë në interes të Ofertuesit;

4. Çdo person, firma e të cilit shfaqet në dokumentacionin e ofertës, është i autorizuar nga Ofertuesi për të përgatitur dhe për të nënshkruar ofertën në interes të Ofertuesit;

5. Për qëllim të kësaj deklarate dhe ofertës së paraqitur, unë kuptoj që fjala “konkurrentë” nënkupton çdo operator tjetër ekonomik, të ndryshëm nga Ofertuesi, të paraqitur ose jo si bashkim operatorësh ekonomik, që:

a)  paraqesin një ofertë në përgjigje të Njoftimit të Kontratës dhe/ose të Ftesës për Ofertë, të bërë nga Autoriteti Kontraktor;

b)  është një ofertues i mundshëm, i cili bazuar në kualifikimin, aftësitë ose përvojat e tij, mundet të dorëzojë një ofertë në përgjigje, të Njoftimit të Kontratës dhe/ose të Ftesës për Ofertë.

6. Ofertuesi deklaron se: (kliko një nga alternativat e mëposhtme):

a)   Ofertuesi ka përgatitur ofertën e tij në mënyrë të pavarur, pa u konsultuar, pa komunikuar dhe pa bërë marrëveshje apo pa rënë dakord me asnjë konkurrent tjetër;

b)  Ofertuesi është konsultuar, ka komunikuar, ka bërë marrëveshje me një ose më shumë konkurrentë në lidhje me këtë procedurë prokurimi. Ofertuesi deklaron se në dokumentet bashkangjitur, në detajet e kësaj oferte, janë përfshirë emrat e konkurrentëve, natyra dhe shkaqet e konsultimit, komunikimit, marrëveshjes apo angazhimit (rasti i bashkimit të operatorëve ekonomikë ose nënkontraktimit).                             

7. Në veçanti, pa kufizuar paragrafët 6. a) dhe 6. b), të përmendur më lart, nuk ka pasur konsultime, komunikime, kontratë apo marrëveshje me ndonjë konkurrent në lidhje me:

a)       çmimet ;

b)      metodat, faktorët ose formulat e përdorura për llogaritjen e çmimit;

c)       qëllimin apo vendimin për të paraqitur apo jo një ofertë; ose,

d)      paraqitjen e një oferte që nuk i plotëson specifikimet e kërkesës për ofertë.

 8. Përveç kësaj, nuk ka pasur konsultime, komunikime, marrëveshje apo kontrata me ndonjë konkurrent në lidhje me cilësinë, sasinë, specifikimet apo dërgesa të veçanta të produkteve apo shërbimeve të cilat lidhen me prokurimin në fjalë, përveç se kur janë deklaruar sipas paragrafit të mësipërm 6. b).

9. Kushtet e ofertës nuk u janë bërë të njohura dhe as nuk do t’u bëhen të njohura me qëllim nga Ofertuesi konkurrentëve të tjerë, në çdo mënyrë qoftë, para datës dhe kohës së hapjes zyrtare të ofertave, shpalljes fitues dhe lidhjes së kontratës, vetëm nëse kërkohet me ligj ose nëse deklarohen në mënyrë specifike sipas paragrafit 6.b).

C: DEKLARATA “Mbi Konfliktin e Interesit”

Deklarata
Në cilësinë e operatorit ekonomik, ne deklarojmë se jemi të vetëdijshëm për sa vijon:

Konflikti i interesit është një situatë e konfliktit midis detyrës publike dhe interesit privat të një zyrtari, në të cilën ai / ajo ka interesa private direkte ose indirekte që ndikojnë, ose që mund të ndikojë ose që duket se ndikojnë në kryerjen e padrejtë të detyrave dhe detyrimeve publike.

Në përputhje me nenin 21, paragrafi 1, Ligji Nr. 9367, datë 07.04.2005, kategoritë e zyrtarëve siç parashikohen në Kapitullin III, Seksioni II, që janë absolutisht të ndaluara të përfitojnë drejtpërdrejt ose indirekt nga nënshkrimi i kontratave midis një pale dhe institucionit publik janë:

–  Presidenti i Republikës, Kryeministri, Zëvendës Kryeministri, Ministrat, ose Zëvendësministrat, Deputetët, Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Prokurori i Përgjithshëm, Gjyqtarët dhe Prokurorët në nivelin e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Gjykatës së Apelit, Avokati i Popullit, Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, Anëtarët e Enteve Rregullatore (Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, përfshirë Guvernatorin dhe Zëvendësguvernatorin; konkurrenca; telekomunikacioni; energjia elektrike; furnizimi me ujë; sigurimi; bonot; autoritetet e medias), sekretarët e përgjithshëm të institucioneve qendrore si dhe çdo zyrtar publik në çdo institucion publik pozicioni i të cilit është i barabartë me atë të Drejtori i Përgjithshëm, drejtuesit e organeve të administratës publike që nuk janë pjesë e shërbimit civil.

–   Për nëpunësit civilë të nivelit të mesëm, sipas nenit 31 dhe zyrtarët sipas nenit 32 të kreut III, seksionit 2 të këtij ligji, ndalimi në paragrafin 1 të këtij neni, për shkak të interesave private të zyrtarit, siç përcaktohet këtu të zbatohet vetëm në rast të lidhjes së kontratave brenda fushës dhe territorit të institucionit dhe juridiksionit të institucionit, ku punon zyrtari. Ky ndalim do të zbatohet edhe kur pala në kontratë është një institucion varësie.

Kur zyrtari është kryetar bashkie ose nënkryetar i një bashkie ose komune, ose kryetar i një këshilli rajonal, anëtar i këshillit përkatës, ose një zyrtar i lartë i menaxhimit të një njësie të qeverisjes vendore, ndalimi për shkak të interesave private të zyrtarit, specifikuar këtu, do të zbatohet vetëm në rastin e lidhjes së kontratave, nëse ka, me bashkinë, komunën ose rajonin ku zyrtari ushtron një detyrë të tillë. Ky ndalim do të zbatohet gjithashtu kur pala në kontratë është një institucion publik në varësi të kësaj njësie (neni 21, paragrafi 2, Ligji Nr. 9367, datë 07.04.2005).

Ndalimet e parashikuara në nenin 21, paragrafët 1, 2 të Ligjit Nr. 9367, datë 07.04.2005, me përjashtimet përkatëse, do të zbatohen në të njëjtën masë edhe për personat e lidhur me zyrtarin, d.m.th. bashkëshortin, bashkëjetuesin, fëmijët madhorë e prindërit e zyrtarit dhe të bashkëshortit dhe bashkëjetuesit.

Unë jam në dijeni të kërkesave dhe ndalimeve të parashikuara në Ligjin Nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksioneve Publike”, të ndryshuar, dhe aktet nënligjore të miratuara në bazë të tij nga Inspektorati i Lartë i Deklarimi dhe Kontrolli i Pasurive, si dhe Ligji Nr. 162/2020, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”.

Në përputhje me to, unë deklaroj këtu se asnjë zyrtar publik, siç përcaktohet në Kapitullin III, Seksioni II të Ligjit Nr. 9367, datë 07.04.2005, dhe në këtë deklaratë, nuk ka ndonjë interes privat, direkt ose indirekt, me personin juridik që unë përfaqësoj këtu.

D: DEKLARATA “Për zbatimin e dispozitave ligjore në marrëdhëniet e punës”

Deklarata
Në cilësinë e operatorit ekonomik, deklaroj nën përgjegjësinë time të plotë se:
  • Operatori ekonomik ________________________garanton mbrojtjen e të drejtës së punësimit dhe profesionit nga çdo formë diskriminimi, të parashikuar nga legjislacioni i punës në fuqi.
  • Operatori ekonomik___________________lidh me punëmarrësit kontratat përkatëse të punës dhe garanton masat në drejtim të sigurisë dhe shëndetit në punë për të Gjithë dhe, në mënyrë të veçantë, për grupet e rrezikuara, bazuar në legjislacionin e punës në fuqi.
  • Operatori ekonomik ________________nuk ka masë Ligjore në fuqi, të vendosur nga Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore (ISHPSHSH). Në rastet kur janë konstatuar shkelje ligjore, operatori ekonomik ka marrë masat e nevojshme për adresimin e tyre, brenda afateve të përcaktuara nga ISHPSHSH.

 Sqarime nëse vlerësohet e nevojshme _________________________________

Pjesa III Kriteret e Përzgjedhjes/Kualifikimit

A: DEKLARATË “Në përputhje me specifikimet teknike dhe grafikun e realizimit të objektit të kontratës”

Deklarata Përgjigje
Në cilësinë e operatorit ekonomik, ne deklarojmë se plotësojnë të gjitha specifikimet teknike, siç udhëzohet në dokumentet e tenderit, dhe këtë e provojmë përmes certifikatave dhe dokumenteve të paraqitura me këtë deklaratë (nëse kërkohet nga Autoriteti Kontraktor), dhe marrim përsipër të realizojmë objektin në përputhje me Listën e mallrave  dhe grafikun e lëvrimit të përcaktuar nga Autoriteti kontraktor. Po [   ]   Jo [   ]
 

B: DEKLARATË

Për disponimin e punonjësve dhe makinerive të nevojshme (nëse kërkohen)

Deklarata Përgjigje
Në cilësinë e operatorit ekonomik, deklaroj nën përgjegjësinë time të plotë se:

Unë kam punonjësit e nevojshëm si dhe mjetet dhe makineritë për ekzekutimin e kontratës, siç përcaktohet në dokumentet e tenderit, dhe e vërtetoj këtë me dokumentacionin përkatës, të cilin do ta paraqes në kopje origjinale ose të noterizuar nëse fitoj, ose nëse më kërkohen sqarime nga autoriteti kontraktor.

Punonjës

Po [   ]   Jo [   ]

Nëse, po, numri i punonjësve:

 

Profili i punonjësve

_________________________________________

Makineri e mjete

Po [   ]   Jo [   ]

Nëse po, të listohen me të dhënat konkrete:

 

Emri, Mbiemri____________

Firma____________

Vula_________________

Data e dorëzimit të deklaratës ________________

Ju lutemi sigurohuni që:

  • Secili pjesëmarrës i renditur në një bashkim operatorësh ekonomikë të paraqesë një Formular të veçantë të Vetëdeklarimit.
  •  Në rast se, operatori ekonomik ofertues do të mbështetet në kapacitetet e subjekteve të tjera, një Formular i veçantë i Vetëdeklarimit duhet të paraqitet edhe nga subjekti mbështetës.
  • Çdo vetdeklarim i pavërtetë/pasaktë nga ana e operatorëve ekonomikë jo vetëm që përbën shkak për skualifikimin nga procedura konkrete, por përbën shkak dhe për përjashtimin e tyre nga e drejta për të fituar kontrata publike deri në 3 vjet, sipas parashikimeve të ligjit për prokurimin publik.
  •  Operatorët ekonomikë që ofertojnë në procedurat e prokurimit të vetdeklarojnë në çdo rast informacionin e saktë që i korrespondon gjendjes së tyre faktike.

Në çdo rast, autoriteti  kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme për vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga operatori ekonomik për sa më sipër.

  • Në çdo rast, përpara publikimit të njoftimit të fituesit paraprak dhe nisjes së afateve të ankimit, autoriteti kontraktor duhet t’i kërkojë ofertuesit fitues që të dorëzojë dokumentet provuese për vetëdeklarimet në formularin përmbledhës të vetëdeklarimit, si dhe dokumentet e paraqitura si pjesë e ofertës në rrugë elektronike. Këto dokumente duhet të paraqiten në origjinal ose në kopje të njësuara me origjinalin.
  • Informacioni i pasqyruar në formularin e vetёdeklarimit, i cili gjendet në një bazë të dhënash, ku autoriteti kontraktor mund tё aksesojё direkt këtë informacion dhe /ose dokumentin, duhet të shoqërohet me adresën përkatëse për këtë bazë të dhënash.

Shtojca 3.

            [ Shtojcë për t’u paraqitur nga operatori ekonomik)

       [Letër me kokë e Bankës / Kompanisë së Sigurimeve]

FORMULARI I SIGURIMIT TË OFERTËS

Për: [Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor]

Në emër të: [Emri dhe adresa e ofertuesit të siguruar]

* * *

Procedura e prokurimit [lloji i procedurës]

Përshkrim i shkurtër i kontratës: [objekti]

Publikimi (nëse zbatohet): Buletini i Njoftimeve Publike [Data] [Numri]/Nr. Referencës në faqen e APP-se

* * *

Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur,

Ne vërtetojmë se [emri i ofertuesit të siguruar] ka derdhur një depozitë pranë [emri dhe adresa e bankës] / është garantuar pranë [emri dhe adresa e kompanisë së sigurimit] me një vlerë prej [monedha dhe vlera, e shprehur në fjalë dhe shifra] si kusht për sigurimin e ofertës, dorëzuar nga operatori i lartpërmendur ekonomik.

 Marrim përsipër të transferojmë në llogarinë e [emri i autoritetit kontraktor] vlerën e siguruar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga kërkesa juaj e thjeshtë dhe e parë me shkrim, pa kërkuar shpjegime, me kusht që kjo kërkesë të përmendë mospërmbushjen e njërit nga kushtet e mëposhtme:

  • Ofertuesi e ka tërhequr ose ka ndryshuar ofertën, pas afatit përfundimtar për paraqitjen e ofertave ose para afatit përfundimtar, nëse është përcaktuar kështu në dokumentat e tenderit;
  • Ofertuesi ka refuzuar nënshkrimin e kontratës se prokurimit kur autoriteti kontraktor e kerkon një gjë të tillë;
  • Ofertuesi nuk ka paraqitur sigurimin e kontratës, ku oferta është shpallur fituese ose nuk ka plotësuar ndonjë kusht tjetër përpara nënshkrimit të kontrates së përcaktuar në dokumentat e tenderit.

Ky Sigurim është i vlefshëm për periudhën e specifikuar në [njoftimin e kontratës].

[Përfaqësuesi i bankës / kompanisë së sigurimit]

 

                      DEKLARATЁ PASQYRIMI ME SPECIFIKIMET TEKNIKE

Deklarata e operatorit ekonomik pjesëmarrës në procedurën e prokurimit që do të zhvillohet në datë 21/05/2024 ora 11:00nga Autoriteti Kontraktor Agjencia Kombëtare e Turizmit me objekt “Prodhim dhe transmetim të videove promovuese (spote) në kuadër të promovimit të aplikacionit të kalendarit te eventeve kulturore të turizmit” fondi limit 9,935,250 (nëntë milion e nëntëqind e tridhjetë e pesë mijë e dyqind e pesëdhjetë ) lekë pa TVSH.

Unë i nënshkruari __________________ me cilësinë ___________ e operatorit ekonomik ___________________ deklaroj nën përgjegjësinë time të plotë se: Ne plotësojmë të gjitha specifikimet teknike të përcaktuara në Ftesën për Negociatë dhe ne e vërtetojmë këtë me certifikata dhe dokumente (nëse kërkohet nga autoriteti kontraktor), të dorëzuara së bashku me këtë deklaratë.

Data e dorëzimit të deklaratës _____________

Firma e ofertuesit ______________

Vula _____________

 

 

Shpërndaje në: