Bazuar në Urdhërin Nr.553/18 Prot, Datë 23.10.2023 të Titullarit të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, është vendosur:
1. Anullimi i Ftesës për Negociatë për Operatorët Ekonomik të Specializuar në Ofrimin e “Shërbimit Administrativ Turistik të Pasurimit të Fondit Arkivor të Fotografive dhe Videove Reels të Agjencisë Kombëtare të Turizmit”, me Titull “Wanderlust in Albania: Photos & Reels International Competition.”, të publikuar në faqen web të AKT-së, më Datë 10.10.2023.
2. Ftohen të gjithë operatorët ekonomik, të cilët deri më Datë 20.10.2023, Ora 12:00 kanë dorëzuar pranë AKT-së ofertat e tyre ekonomike së bashku me dokumentacionin shoqërues (dokumentacionin ligjor dhe vërtetimin e përmbushjes së kritereve teknike të shërbimit) të paraqiten pranë Agjencisë Kombëtare të Turizmit, për të tërhequr zarfin e dokumentave, brenda ditës së nesërme të punës, deri në përfundimin e orarit zyrtar. Personi përgjegjës për tërheqjen e zarfit, duhet të jetë i pajisur me Prokurë/Autorizim të vlefshëm përfaqësimi, të nënshkruar nga personi përgjegjës për përfaqësimin e Operatorit Ekonomik.