UNUM, festivali i muzikës elektronike, i cili do të promovojë bregun shqiptar, duke inkurajuar dhe stimuluar kulturën elektronike të muzikës në rajon, përmes një sërë aktivetetesh nën zërin e shumë artistëve të njohur. Përfshihet në 20 festivalet verore më të mira të muzikës për vitin 2019 në Europë. Sipas “The Guardian”, pas Kala Festival është UNUM, që synon të përfshijë Shqipërinë në hartën e këtyre eventeve.