test

Turizmi shëndetësor është njëra prej formave dhe potecialeve të shumta të turizmit.Edhe pse Shqipëria është një vend i vogël, ajo fsheh një pasuri të madhe në aspektin e atraksioneve kurative të ujërave termale.

Ujerat termale janë një nga pasuritë më të çmuara të natyrës Shqiptare, të cilat kanë pasuruar kulturën dhe shëndetin e njerëzve për vite me radhë. Këto burime natyrore të ngrohta ujore janë vlerësuar për efektet e tyre të shëndetshme dhe relaksues.

Përdorimi i ujërave termale ka një histori të gjatë dhe të pasur në kulturën dhe mjekësinë tradicionale të shumë vendeve. Përtej avantazheve të njohura shëndetësore, ujerat termale ofrojnë një rrugë të natyrshme për të shijuar praninë e natyrës.

Llixhat e Bënjës, Përmet

Të vendosura rreth 20 minuta larg Përmetit, Banjat e Bënjës janë jo vetëm një atraksion turistik, por edhe një burim kurativ për shum shqetësime shëndetësore. Të aksesueshme lehtësisht ,ato konsiderohen si një fenomen i rrallë natyror me temperature uji reth 30 gradë Celsius gjatë gjithë vitit

Të pasura me ujëra me bazë squfuri, ato kanë efekte shumë kuruese. Në legenët me gurë në ajër të hapur mund të laheni një herë në ditë dhe rekomandohet të qëndroni rreth 20-25 minuta.

Në Bënjë të Përmetit ndodhen katër burime termale që trajtojnë problemet e reumatizmës dhe dy të tjera, një për të gjitha problemet e lëkurës si dhe një tjetër për shëndetin e stomakut.

Burimet e ujërave termale janë natyralë dhe derdhen në vaska të vogla të një bukurie të paçmueshme në brendësi të të cilave është e mundur të mblidhet edhe baltë termale, e përshtatatshme për trajnimet e lëkurës.

Mos hezitoni të vizitoni këto banja termale dhe do të habiteni nga shpërblimi që do të merrni me vete !

Ujërat Termale të Elbasanit

Elbasani është një qytet i njohur për pasuritë e tij natyrore dhe ujërat termale janë një pjesë e veçantë e kësaj pasurie. Ujërat termale të Elbasanit janë një thesar natyror i njohur për cilësitë e tyre të shëndetit dhe relaksimit.Të gjendura në fshatin Tragan vetem pak kilometra larg qytetit të Elbasanit , këto ujëra termale njihen për veprimtarinë e tyre që nga koha e periudhës romake.

Këto destinacione kurative janë të pasura me ujëra sulfurik që dalin nga thellësia e tokës, më saktësisht nga një burim nën tokë që ndodhet në një thellësi prej 13,000 metrash. Këto ujëra termale kanë temperature të larta dhe përdoren për trajtimin e sëmundjeve të sistemit të frymëmarrjes, sistemit nervor, lëkurës, stomakut, dhe shpesh janë një shpëtim për ata që vuajnë nga reumatizmi.

Infrastruktura turistike e zhvilluar në zonën e Elbasanit siguron që vizitorët të kenë të gjitha kushtet për të kaluar kohë të mrekullueshme në këtë destinacion të veçantë. Për një udhëtim shëndetësor dhe një pushim të merituar, vizitoni ujërat termale të Elbasanit dhe përjetoni harmoninë mes mendjes dhe trupit, në këtë oazë të shëndetit dhe relaksimit.

Mos nguroni për një pushim të merituar në ujërat termale të Elbasanit!

Llixhat e Peshkopisë

Llixhat e Peshkopisë ndodhen pranë qytetit verilindor dhe burojnë nga formacionet e gipseve të malit të Korabit. Njihen si një mrekulli natyre për efektet kurative, përdorimi i të cilave fillon që në vitet 1960.

Ujërat termale të pasura me minerale shëruese vijnë nga burime thellë nën tokë me temperaturë 35 – 43,5 gradë C. Efektet e tyre lidhen një gamë të gjerë të trajtimeve shëruese dhe relaksuese, duke përfshirë banjot termale, masazhet, dhe terapitë tjera të pasura me minerale. Përtej përfitimeve të shëndetit, kjo është një mundësi e mrekullueshme për të rënë në dashuri me bukurinë natyrore të vendit.

Me vendndodhjen e tyre, Llixhat e Peshkopisë janë një destinacion i lehtë për të arritur, duke ofruar një trajtim relaksi dhe ripërtëritjes duke parandalur semundjet fizike.

Për një udhëtim shëndetësor pranë natyrës, nuk ka vend më të përshtatshëm sesa Llixhat e Peshkopisë.

 

Shpërndaje
Shperndaje:
WEB agency Albania