Herald Sun: 48 orë në Tiranë

Tabloidi Australian “Herald Sun” e cilëson Tiranën si qytetin më të nënvlerësuar të Evropës.

Gazetarja Dilvin Yasa tregon eksperiencën e saj prej 48 orësh në Shqipëri në një artikull informues, duke përshkruar itinerarin e saj në disa prej pikava turistike kryesore në kryeqytet.

“Tirana i ka të gjithë përbërësit për arratisjen perfekte evropiane: një histori kurioze që flet edhe për të kaluarën e saj osmane, ashtu edhe me tmerret (dhe arkitekturën) e komunizmit, e plotësuar me një skenë plot jetë nate dhe kulinarie.

Afërsia me qytetet spektakolare të listuara në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s?

Jeni vetëm pak me makinë larg destinacioneve me qendër në kështjellën e Krujës dhe Beratit. Ndërkohë, riviera verbuese shqiptare nuk është larg. Ata që duan akses të shpejtë në një qytet klasik turistik do t’u duhet të udhëtojnë vetëm 30 minuta për në Durrës.

Shtojini kësaj “një mungesë të dukshme” të turmave gjatë verës dhe çmimeve të lira, dhe keni mundësinë e përsosur evropiane.

Si ka mundësi që Tirana, apo Shqipëria në përgjithësi, na ka kaluar pa u vënë re për kaq shumë kohë?”.

Për më shumë, lexoni artikullin e plotë: https://www.heraldsun.com.au/lifestyle/i-spent-48-hours-in-tirana-albania-europes-most-underrated-city/news-story/67657f1e2212ed7376546b4505a2e838

Shpërndaje në: